RMV, 22 shkelje të orës policore dhe 531 sanksione për mos-mbajtjen e maskës

Nga ora 22:00 e datës 24.03.2021 deri në ora 05:00 të ditë së sotme janë konstatuar 22 shkelje të orës policore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë në 24 orët e fundit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar edhe 531 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventivë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button