Pabarazi e madhe gjinore në organet udhëheqëse të ndërmarrjeve në RMV

Burrat dominojnë në organet drejtuese të shoqërive aksionare të listuara në Bursën e Maqedonisë, tregon analiza gjinore e publikuar nga ky institucion. Nga gjithsej 98 kompani të renditura, janë evidentuar gjithsej 632 anëtarë të organeve udhëheqëse, transmeton Portalb.mk.

Kompanitë e listuara

Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të organeve drejtuese në kompanitë e listuara, vetëm 24.2% janë gra. Numri i grave në pozitat më të lartë drejtuese është edhe më i ulët. Nga numri i përgjithshëm i drejtorëve të përgjithshëm ose kryetarëve të këshillave drejtues të kompanive nga bursa, vetëm 15.3% janë gra.

Pjesëmarrja e burrave dhe grave

Sipas aktivitetit, pabarazia më e madhe gjinore vërehet në kompanitë që merren me tregtinë e naftës dhe derivateve të naftës.  Përndryshe, në organet udhëheqëse të dy kompanive të kësaj veprimtarie janë të listuara në bursë, pjesëmarrja e burrave është 94.4 për qind, ndërsa e grave vetëm 5.6 për qind.

Numri i kompanive në industri, pjesëmarrja e burrave dhe grave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button