Kovid-19 nuk është shkaktuar nga bakterie dhe nuk do të zhduket në muajin gusht

Ilija Boskov-Krajniçki – i njohur për krijimin e horoskopëve, pretendon se SARS-CoV-2, është një bakterie (!), dhe se Kremlini parashikon një ndërprerje të mprehtë të pranisë së Kovid-19 në botë më 1 gusht, shkruan Crithink.

Shkruan: Lubomir Kostovski

Krijuesi i famshëm i horoskopëve Ilija Boskov-Krajniçki paraqet një video në faqen e tij të internetit këto ditë, në të cilën ai bashkohet me personat kundër vaksinës, me sulmet e tij shumë konfuze ndaj një pjese të asaj që shkenca ka mësuar për vitin e kaluar dhe se si ajo lufton Kovid- 19.

Videoja e tij është, në fakt, përpunim i një videoje tjetër, të cilën ai paraqet, e cila është e pulmonologut serb, Branimir Nestoroviç të cilin tashmë e kemi shqyrtuar në “Vërtetmatës”. Pra, ky mjek, përmes këtij astrologu, prezenton mite klasike joshkencore anti-vaksinë që i kemi hasur në publik, por gjithashtu marrin edhe disa elemente të reja prej tij.

Një nga to është që:

 korona nuk është virus, por bëhet fjalë për bakterie dhe këtë e vërtetuan shkenctarët kroat (1:30 minutë të videos).

Kjo sigurisht nuk është diçka krejt e re në “tregun e dizinformimit” kur bëhet fjalë për Kovid-19, por për një kohë të gjatë të paktën në vendin tonë nuk është dëgjuar në këtë formë, veçanërisht pasi Krajniç e tërheq këtë nga përvoja e tij personale (domethënë, atij i ishte amputuar një këmbë!).

Shërbimi serb i verifikimit të fakteve istinomer.rs ka punuar në zbardhje të plotë të kësaj teze. Siç raporton meta.mk, postime të tilla i referohen lajmeve nga korriku i vitit 2020, sipas të cilave gjatë autopsive të trupave të të vdekurve nga virusi korona, mpiksjet e gjakut u gjetën pothuajse në çdo organ.

Gjithashtu pretendohet se është një bakterie “me të cilin ne spërkatemi dhe që mpiks gjakun, dhe nuk transmetohet nga personi në person, mpiks gjakun dhe pastaj, natyrisht, keni vështirësi në frymëmarrje, dhe në fund,në fakt, ata vdesin nga bllokimi i enëve të gjakut, nga një goditje në tru ose sulm në zemër “.

Por, kujton, istiomer.rs, është vërtetuar shkencërisht se sëmundja Kovid-19 shkaktohet nga një virus i familjes Coronaviridae, dhe jo nga një bakterie, gjë që konfirmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Është e qartë, qytetarët tanë shpesh kanë përvojë kur mjekët e familjes përshkruajnë antibiotikë (që synojnë luftimin e infeksionit bakterial), por kjo bëhet nga frika se trupi i sulmuar nga koronavirusi nuk mund të luftojë në dy fronte – ndaj infeksionit bakterial, të cilin tashmë e ka (në 6:18 në video). Lidhur me përvojën personale të astrologut, duhet theksuar se ndërlikimet në formën e mpiksjes së gjakut janë shumë të pranishme tek të infektuarit me SARS-CoV-2, por kjo nuk ka asnjë lidhje me keqinformimin se sëmundja Kovid-19 shkaktohet nga bakteret. Madje deri në 31 përqind të pacientëve me Kovid-19, sipas shërbimit indian për verifikimin e fakteve, The Logical Indian.

Videoja e Krajniçkit citon Dr. Nestoroviç (në minutën 3:20) me pohimin se qeveria ruse kishte parashikuar që virusi do të zhdukej deri më 1 gusht. Ai citon Nestoroviç (video është në vazhdim të videos së tij dhe kjo pjesë fillon në minutën e 30) i cili pretendon se Zëvendës Kryeministri rus tha se efekti i këtij virusi dhe atyre viruseve të tjerë (të modifikuar, supozojmë) do të ndalen me 1 gusht, mbase me heret.

Kjo deklaratë e këtij mjeku për emisionin “Glas Javnosti” thjesht nuk është e vërtetë!

Gjegjësisht, ai dyshohet se citon nënkryetarin rus, por nuk jep ndonjë detaj rreth kësaj. Përkundrazi, Zëvendës Kryeministrja ruse, Tatiana Golikova, e cila promovon vaksinën Sputnik V kudo, nuk pretendon askund se pandemia do të ndalet, e lëre më të bëj propagandë që vaksinimi të ndalet. Përkundrazi, ajo pret që të ketë 20 milion rusë të vaksinuar në Rusi deri në fund të Marsit (vaksinimi në këtë vend është vullnetar). Është e vërtetë që nuk rekomandon vaksinimin e atyre që janë infektuar një herë, duke pretenduar se ata nuk do të sëmuren përsëri.

Është fakt, sipas Golikovës, siç thuhet në intervistën për “Rusia 1”, se këtë vit është e mundur të fitohet imuniteti i tufës, por vetëm nëse vazhdojnë të gjitha masat parandaluese (mbajtja e maskave, dorezave dhe, natyrisht, vaksinimi i atyre që nuk u sëmurën). Ajo flet gjuhën e numrave, sa industria e tyre farmaceutike do të jetë në gjendje të prodhojë dhe të ofrojë në treg. Është e paqartë pse do ta bënte këtë nëse mendon se sëmundja do të zhduket papritmas ose edhe pse do të detyronte qytetarët rusë të vaksinohen masivisht, sepse padyshim që në atë aspekt rezultatet nuk janë spektakolare as për ta!

Pozicioni i Dr. Nestoroviç, i dhënë edhe nga horoskopi Krajniçkit, thjesht nuk bazohet në pretendimet e ndonjë autoriteti, dhe teza të tilla janë të rrezikshme duke pas parasysh që ato bëhen pjesë e retorikës së “pandemisë” kundër vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button