Aksioni policor në Gërçec dhe Gazi Babë- 21 të arrestuar, Ruskovska: Gjithë vitin kemi mbledhur prova

Në aksionin e sotëm të policisë dhe Prokurorisë në Gërçes dhe Gazi Babë, janë arrestuar 21 persona. Prokurorja Vilma Ruskovska, deklaroi se për një vit kanë mbledhur prova, kanë përgjuar komunikime telefonike, ndërsa ka pasur edhe ndjekje fizike, transmeton Portalb.mk.

“Një vit kemi mbledhur dëshmi. Janë realizuar masa hetuese të veçanta, dhe atë, janë dëgjuar komunikimet telefonike. Për momentin janë arrestuar 21 persona, gjenden në më shumë stacione të policisë. Por, sa jam e informuar, kërkohen edhe persona të tjerë, kështu që nëse gjenden, do të arrestohen më shumë persona”, tha Ruskovska.

Ajo paralajmëroi se nga dita e hënë do të realizohet edhe hetim financiar dhe se për momentin nuk polic të dyshuar.

“Ne kemi prova se këta të paraburgosur kanë kryer veprën penale trafikimit të paligjshëm të drogërave. Nuk donim që përpara skionit të kryenim një hetim financiar, kishim frikë se i gjithë aksioni do të dështonte, por ju siguroj që një hetim financiar do të fillojë të hënën. Tani për tani, nuk ka zyrtarë policor, por do të kryhet ekspertizë dhe nëse gjendet komunikimi, me siguri se do të jenë të dyshuar edhe zyrtarë të autorizuar”, tha Ruskovska.

Ndryshe, aksioni ka të bëjë me prodhim dhe tregtim ilegal të lëndëve narkotike.

Mediat e vendit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas burimeve të tyre, njoftuan se po zhvillohej një aksion të madh anti-drogë në disa rajone të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button