fbpx

UEFA sanksionoi me kusht Beşiktaş-in për pagesa të mbetura

UEFA vendosi të marrë 15% të të ardhurave të skuadrës turke Beşiktaş nga Evropa në sezonin 2021-22 nëse klubi turk nuk dëshmon se nuk ka shkelur rregullin financiar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dhoma Gjyqësore CFCB (Organi Kontrollues Financiar i Klubeve) vendosi të zbatojë marrje të përhershme të 15 për qind të të ardhurave që Beşiktaş JK të ketë të drejtë të marë pjesë në garat e klubeve UEFA në të cilat ajo merr pjesë në sezonin 2021/2022, nëse Beşiktaş JK nuk është në gjendje të dëshmojë (deri më 30 qershor 2021) se ka paguar shumat që janë identifikuar si të mbetura deri më 30 shtator 2020”, tha UEFA në një deklaratë.

Beşiktaş mund ta çojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

CFCB monitoron financat e klubeve evropiane për t’u siguruar se ato nuk po shpenzojnë më shumë para sesa fitojnë, një masë e krijuar për të ndihmuar ekipet të shmangin problemet financiare në planin afatgjatë.

Klubet duhet të respektojnë kriteret financiare të Fair Play-it që përfshijnë synimet e pikës së barabartë, masa sportive dhe kontribute financiare.

Trupi i futbollit mund të gjobisë ose sanksionojë klubet nëse nuk janë në përputhje me kriteret financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button