Manipulim me video të vjetër me përmbajtje konspirative

Disa portale dhe rrjetet sociale janë hapësira ku nuk ekzistojnë filtra redaktuese dhe shpesh shohim dezinformata dhe tekste me përmbajtje që nuk kontribuojnë asgjë për shoqërinë. Besimi zbehet, ndërsa klikimet shtohen dhe bashkë me të edhe konfuzioni te disa lexues. Ndonjëherë vetë titujt e disa teksteve të caktuara një grup të lexuesve e bëjnë konfuz, ndërsa grupin tjetër e irritojnë, gjë që konfirmohet përmes komenteve që merren si “feedback”.  Media të caktuara, shpeshherë në mungesë të informacioneve të mirëfillta, servojnë edhe tekste me teori konspirative, shkëpusin figura nga mitologjia, keqpërdorin video dhe të gjitha këto i servojnë si informacione, shkruan Krithink. 

Fotografi nga teksti që e recesojmë
Fotografi nga teksti që e recesojmë

Linku deri te artikulli: Nje Grup Sirenash Jane Afruar Afer Njerezve. Pamje Qe Po Sho.Kojne Boten / VIDEO

Data e publikimit: 16.01.2021

Data e recensionit: 23.03.2021

Titulli i tekstit që po recensojmë është po aq manipulativ sa edhe e gjithë përmbajtja e tekstit. Fillimi i tekstit, që është një pjesë e përkthyer nga përmbajtja zanore e videos, shfaqjen e sirenave e paraqet si një dukuri të zakonshme të cilën e shohim çdo ditë. Nënvizon se “ato zakonisht shihen duke pushuar në një shkëmb ose në breg të detit”, ndërkohë që ato janë vetëm figura të legjendave, artit dhe letërsisë, personazhe të përrallave dhe të njejtat përshkruhen vetëm nëpër piktura, libra, filma dhe të ngjajshme.

“Pamjet e sirenave zakonisht shihen ndërsa pushojnë në një shkëmb ose në breg të detit. Eshte shumë e vë.shtirë të shohësh ato ndërsa notojnë. Kjo video kap një sirenë ndërsa noton midis valëve. Edhe pse videoja nuk është aq e gjatë, cilësia është mjaft e mirë për të parë kr.ijesën”- thuhet të tekst.

Çfarë është një sirenë deti dhe çfarë e bën këtë tekst të pavërtetë?

Bëhet fjalë për një krijesë legjendare ujore me trupin e sipërm të një femre njerëzore ndërsa me bishtin e një peshku, që krijuesi i videos e ka publikuar atë në vitin 2017, ndërsa autori i këtij teksti e paraqet atë si “lajm” disa vite më vonë. Fillimisht në videon e publikuar disa vite më parë, pretendohet se 5 “sirena të vërteta” janë kapur nga kamera, ndërsa autori i tekstit që po recenzojmë, zgjedh të përkthejë një pjesë të këtyre pretendimeve dhe të “shokojë” lexuesit e vetë. Domethënë përveç që përmbatjet e të dyjave nuk përputhen me realitetin, ato nuk përputhen as njëra me tjetrën.

Manipulim që thirret në “teorinë e konspiracionit”
Edhe autori i videos edhe autori i tekstit thirren në teorinë e konspiracionit, e cila njihet si teori që ka për qëllim analizimin e realitetit dhe fakteve historike  të diçkaje që për arsye të caktuara mbahet shumë e fshehtë. Teoria konspirative është një grupim argumentesh të cilat sugjerojnë fakte dhe motive përtej asaj që konsiderohet si një ngjarje e thjeshtë historike apo natyrore.

Cilët janë faktorët te të cilët mbështetet një teori konspirative?
Autorët e videos dhe tekstit, duke u nisur nga teoria e konspiracionit bazohen në evidencat rrethore të kufizuara për njohuritë, në këtë rast mbi disa legjenda. Adresojnë një ngjarje që ka patur impakt emocional në mitologjinë greke, dhe siç theksohet edhe në video, hedhin poshtë faktin që “sirenat nuk ekzistojnë” duke pretenduar se ato janë të vërteta dhe madje “janë kapur nga kamerat”… Ndërkohë që teoritë e konspiracionit zakonisht paraqesin një praktikë të fortë të ndërtuar mbi baza logjike dhe metodologjike, teoria e përdorur në këtë rast bazohet mbi një manipulim me pamje, të përzier me mitologji.

Teoritë konspirative zakonisht nuk gëzojnë kredibilitet të mirëfilltë midis komunitetit të ekspertëve
Ky është një tregues se përse një tekst me përmbajtje të tillë ka më shumë gjasa të mbetet vetëm teori dhe asnjëherë të mos shpalos ndonjë të vërtetë. Prandaj tekste me përmbajtje të tilla po u japin vetëm disa opcione të mundshme lidhur me atë që mund të ketë ndodhur në një ngjarje të caktuar, por pothuajse asnjëherë nuk u japin fakte me të cilat argumentojnë pretendimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button