fbpx

MSH: Ka shpallje, por askush nuk paraqitet për mjek amë në Shuto Orizare

Pasi që  sektori joqeveritar alarmoi se një pjesë e madhe e banorëve në Shuto Orizare kanë mbetur pa mjek amë, për shkak se në poliklinikën në këtë lagje një pjesë e kuadrit janë pensionuar, ndërsa zëvendësim nuk ka, me reagim doli Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë thonë se problem është që në shpalljet publike për për dhënie të ordinancave të mjekësisë së përgjithshme për mjekë amë në Shuto Orizare, nuk është paraqitur askush. Nga Ministria potencojnë se nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse nëse edhe në këtë shpallje të shtatë nuk paraqitet askush, të publikohet shpallje e re.

“Për Poliklinikën në lagjen Shuto Orizare, e cila punon në kuadër të Shtëpisë së shëndetit Shkup, për periudhë prej pesë viteve duke filluar nga viti 2015 e deri në vitin 2020, janë publikuar gjashtë shpallje për dhënie të ordinancave të mjekësisë së përgjithshme për mjekë amë. Në asnjërën shpallje deri më tani nuk është paraqitur asnjë mjek për punë. Për momentin, në vijim është shpallja e shtatë për të cilin ankandi publik do të jetë më 7 prill. Përndryshe, Poliklinika në kuadër të Shtëpisë së shëndetit Shkup ka katër institucionet shëndetësore publike edhe atë ordinanca të mjekësisë së përgjithshme, të cilët për momentin janë të lira për shkak të pensionimit të mjekëve amë. Në qoftë se edhe në këtë shpallje të shtatë me radhë, nuk do të paraqiten mjekë amë të papunë, Shëtpia e shëndetit Shkup si dhënës i hapësirës për ushtrim të veprimtarisë shëndetësore edhe më tej nuk do të ketë zgjedhje, por të vazhdojë ta publikojë shpalljen për dhënie të hapësirës, gjithçka me qëllim që të paraqiten mjekë të cilët do të punonin në këto ordinanca që të mund të ofrohet shërbim adekuat shëndetësor dhe të avancohet statusi shëndetësor i qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në kumtesë.

Për problemin për mospasjen e gjinekologut amë, madje, nga Ministria e Shëndetësisë bindin se së shpejti do të fillojë me punë ordinancë e re gjinekologjik.

Në vitin 2017 u hap edhe ordinanca e gjinekologjisë, por, potencojnë nga Ministria, e njëjta pas një vit e gjysmë është mbyllur për shkak se mjekja e ka prishur marrëveshjen për qira me Shtëpinë e shënetit Shkup.

“Për momentin, Ministria e Shëndetësisë po pajis një ordinancë të re gjinekologjike, e cila së shpejti do të fillojë me punë. Gjithashtu, për nevojat e Poliklinikës Shuto Orizare, ISHP Shtëpia e shëndetit Shkup me mjete financiare të dhuruara nga Ambasada e Republikës së Kinës, realizoi dy procedura për furnizim publik përmes ESJN, të cilat përfunduan me firmosje të disa marrëveshjeve të cilat janë në fazë realizimi. Po punohet për rikonstruksion të çatisë së poliklinikës, si dhe për marrëveshje për furnizim zë mobiljeve mjekësore dhe pajisje për kabinet RTG. Me pajisjen e kabinetit për rentgen, pacientët nuk do të dërgohen pa nevojë në incizim në nivel tercial. Në muajin janar është marrë edhe donacion nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në vlerë prej një milion denarë për furnizim të PMP-së e cila rrjedhimisht do të dërgohet në pajtueshmëri me nevojat. Shtëpia e shëndetit Shkup në të gjithë shërbimet e saj në gjendjen aktuale në të cilën gjendemi, rrjedhimisht riekipohet dhe mobilizohet në pajtueshmëri të nevojave në kushte të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë çdoherë maksimalisht është angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet për atë që çdo pacient në këtë komunë ta marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button