Serbia ka ndarë 10 mijë vaksina për t’i vaksinuar biznesmenët e rajonit në Serbi, Kosova refuzoi ofertën

Serbia përmes Odës Ekonomike do të dhurojë 10 mijë vaksina kundër virusit korona për kompanitë e rajonit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë përfaqësuesit nga Kosova refuzojnë një ndihmë të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Si Ode Ekonomike e Kosovës, kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore. Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës”, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi.

Raportohet nga MIA që vaksinimi me AstraZeneca do të realizohet më 27-28 mars në Nish, mundësi për biznesmenë dhe të punësuarit e tyre nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

“Ne jemi një rajon, ekonomitë tona janë të lidhura ngushtë dhe vetëm bashkërisht mund ta fitojmë këtë sëmundje. OES deri më tani ka organizuar vaksinimin e një numri të madh biznesmenësh dhe punëtorësh, ndërsa tani dëshirojmë t’u ndihmojë fqinjëve tanë që të arrijnë t’i ruajnë ekonomitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë i gjithë rajoni mund të shkojë përpara”, deklaroi Marko Çadez, kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button