fbpx

RMV, në Klinikën për fëmijë janë duke u shëruar 22 fëmijë të infektuar me kovid, më i madhi është 15 vjeçar

Në Klinikën për fëmijë në Shkup janë duke u shëruar 22 fëmijë me virusin korona, për çka klinika është ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë tashmë është shndërruar në qendër kovidi ku janë 40 shtretër.

“E kemi ndarë klinikën në dy pjese, njëra anë funksionon për fëmijët e prekur me COVID-19, ndërsa pjesa tjetër reparti pediatrisë. Për momentin kemi 40 shtretër, por në rast nevoje mund të shtohen kapacitetet”, u shpreh për EN drejtoresha e Klinikës, Aspazija Sofijanova.

Sofijanova raportoi që nga 22 fëmijët e shtruar në Klinikë, më i madhi është 15 vjeç, ndërsa më i vogli është foshnje, ndërsa fëmijët janë duke u shoqëruar nga prindërit.

Ndryshe, në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po kurohen gjithsej 835 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.427 dhe ka rreth 270 shtretër të zbrazët në qendrat kovid.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 4096 të testuar, ka 1347 raste të reja me KOVID-19, 451 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 17 pacientë kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button