fbpx

Aplikacioni celular “HealthBody+” është në dispozicion edhe në maqedonisht dhe shqip

HeatlthBody+ është aplikacion që tashmë është në dispozicion edhe në maqedonisht edhe në shqip që duhet t’u ndihmojë qytetarëve të luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit, por edhe kundër keqinformimit që lidhet me të. HealthBody + mund të instalohet në celularët me sistem operativ Android, por gjithashtu mund të përdoret në internet, në ueb-faqen e veçantë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ky aplikacion/program/ueb-faqe është krijua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF, deri tani është përdorur në gjuhë të tjera kurse së shpejti do të jetë në dispozicion në maqedonisht dhe shqip.

Faqja lejon që përmes saj në smartfon (ose përmes ueb-faqes në internet) të mësohen informacionet e fundit në lidhje me kovid-19 në territorin e Maqedonisë së veriore, por edhe me vendet e tjera në fqinjësi dhe botë; të mësohen dezinformatat që shpërndahen për përhapjen e virusit korona, por edhe për të kërkuar pyetje në lidhje me çdo informacion dhe dezinformim në lidhje me pandeminë dhe virusin që përhapet në këtë rajon.

Aplikacioni përmban edhe interpretime profesionale nga personel mjekësor për atë se çfarë është lufta kundër sëmundjes. Aplikacionin e kanë përgatitur OBSH/Evropa dhe Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore për t’ju ndihmuar vendeve në rajon të kenë qasje në faktet e Kovid-19 dhe t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë dezinformata në lidhje me sëmundjen.

“Që të jemi në gjendje të luftojmë pandeminë dhe infodeminë, duhet të ndërtojmë besim. Dezinformatat rezultojnë me pasoja të vërteta sepse ndikojnë në sjelljen e njerëzve, kurse fëmijët dhe të rinjtë janë veçanërisht të lëndueshëm. Dezinformatat i shfrytëzojnë dobësitë në shoqëri, e minojnë besimin në shkencë dhe mjekësi dhe mund të rezultojë në jetë të humbura,” tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend.

Gjatë vitit të kaluar, dezinformatat në lidhje me Kovid-19 e pengonin reagimin ndaj pandemisë. Të dhënat e fundit të UNICEF tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm, ashtu që deri në tre të katërtat e të rinjve në mbarë botën nuk janë të pasigurt nëse ata mund të konfirmojnë nëse informacioni i dhënë në internet është i vërtetë.

“Përgjigja e autoriteteve shëndetësore ndaj pandemisë minohet nga një ortek dezinformatash në internet dhe rrjetet sociale. Së bashku me UNICEF, OBSH dëshiron ta bëjë çatbotin HealthBuddy+ burim të besueshëm të informacioneve dhe këshillave lidhur me kovid-19. Nuk ka asnjë arsye që njerëzit të mos pranojnë informacione të sakta. I inkurajojmë punonjësit shëndetësorë dhe publikun të përdorin këtë mjet inovativ që siguron mesazhe të sakta, me kohë dhe të përshtatura për KOVID-19, në bazë të provave që i mbledhim çdo ditë”, tha Dr Xhihan Tavila, përfaqësuese e OBSH-së.

Nevojën për të parandaluar dezinformatat e theksoi edhe ambasadorja e SHBA-së në vend

“Përhapja e informacioneve të paverifikuara dhe gabuara në lidhje me KOVID-19 ka pasoja jashtëzakonisht të rënda, duke kontribuar në një rritje globale të vdekjeve nga viruset dhe rritjen e skepticizmit ndaj vaksinave. Pandemia e vuri në pah nevojën serioze për kanale të sigurta dhe të besueshme, që bazohen në fakte, në vend, në rajon dhe në botë”, tha ambasadorja e SHBA në vend Kate Marie Burns.

Simon van Voerden, nëpunës për komunikim gjatë situatave të krizave nga Zyra rajonale e OBSH-së dhe Serxhiu homsa, specialist për sjelljen dhe ndryshime sociale nga Zyra rajonale e UNICEF-it, i shtjelluan mbi përfitimet nga HealthBuddy+ dhe mbështetjen për përdorimin e aplikacionit në vend.

Zaneta Trajkoska, drejtoreshë e Institutit për studime të komunikimit dhe Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit maqedonas të mediave, në diskutimin mbi “Dezinformatat dhe pandemia e KOVID-19” thanë se përveç luftës ndaj sëmundjes po aq e rëndësishme është të luftohet dezinformimi, sepse ato janë pengesa më e rrezikshme në trajtimin e kësaj situate krize dhe e rrezikojnë shëndetin e të moshuarve dhe të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button