RMV, dyshifror numri i punonjësve shëndetësorë që kanë ndërruar jetë nga Kovid-19

Kanë kaluar më shumë se 1 vjet nga kur zyrtarisht virusi korona “hyri” në Maqedoninë e Veriut dhe në vijën e parë të frontit e pritën mjekët të cilët vazhdojnë të punojnë pavarësisht rreziqeve. Numri i punonjësve shëndetësorë që deri tani kanë humbur jetën me virusin korona në RMV është 27, shkruan Portalb.mk.

Dyshifror është numri i mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, kjo për shkak se këta të fundit punojnë çdo ditë me pacient të prekur nga virusi.

“Sipas informacioneve të cilat i posedon Instituti për Shëndet Publik, deri tani kanë ndërruar jetë nga virusi korona 27 punonjës shëndetësorë” theksuan nga IShP-ja për Portalb.mk.

Ndërkaq deri tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë  është 122,227, numri i pacientëve të shëruar është 102,652, numri i atyre që humbën jetën  është 3,545 dhe numri i rasteve aktive është 16,030.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 6,884 punonjës shëndetësorë ndërsa 111,222 kanë shprehur interesim për tu vaksinuar, në ueb sajtin e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.

104 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Kovid-19 pas vaksinimit, ekspertët shpjegojnë arsyet

104 punonjës shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 pas pranimit të vaksinës kundër këtij virusi, kjo sipas kimistit Egzon Ademi është krejtësisht normale, pasi që sipas tij njeriu nuk krijon mbrojtje imunitare menjëherë pas marrjes së vaksinës sepse organizmit i duhet më së paku dy javë pas dozës së dytë. Mjeku Liridon Disha tashmë është vaksinuar, për Portalb.mk thotë se ndjehet mirë dhe simptomet pas pranimit të vaksinës për të kanë qenë të lehta.

Ndryshe, 3.000 vaksinat e para nga Rusia në RMV kanë arritur më 7 mars me fluturimin e rregullt të “Air Serbia” nga Beogradi. Deri në fund të këtij muaji pritet që të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë: Kineze “Sinofarm”, “AstraZeneka” dhe “Pfizer”. Me dërgesën nga Sputnik V, do të vaksinohen punëtorët shëndetësor. Vaksinimi i tyre filloi, por nuk ishte e mjaftueshme, vaksinat që na i dhuroi Serbia.

Kjo vaksinë, për dallim prej Pfizer, ruhet në temperatura prej -18 deri në -20 gradë celsius.

Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Nga ana tjetër nga kompania “Pfizer-Biontech” ka paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza vaksina.

830.000 vaksina shtesë Maqedonia e Veriut pritet të marrë edhe prej mekanizmit kovaks.

Deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 11.150 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button