Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së vaksinave, paralajmëroi Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, paralajmëroi që Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga ndryshimi i rregullatorit të Komisionit Evropian për fondin e solidaritetit, transmeton Portalb.mk.

“Tani për të përmirësuar mekanizmin e shpërndarjes së vaksinave, Bashkimi Evropian prezantoi rregullatorin e ri, e cila përfshin dy ndryshime në mekanizmin actual”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ai sqaroi që ndryshimi i parë ka të bëjë me reciprocitetin, ndërsa ndryshimi i dytë ka të bëjë me proporcionalitetin e shpërndarjes së vaksinave.

“Ajo do të konfirmohet në bazë të kushteve mbizotërojnë në vend janë më të mira apo të këqija sesa ato të BE-së, veçanërisht gjendja epidemiologjike, shkalla e vaksinimit dhe qasja deri te vaksinat”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar që kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Llajen ka prezantuar rregullatorin e ri për shpërndarjen e vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button