Filmi ku roli kryesor luhet nga Salaetin Bilali u zgjodh filmi më i mirë i huaj në Londër

Filmi i metrazhit të gjatë “Gjysh dhe nipi” ku roli kryesor realizohet nga aktori I ndjerë, Salaetin Bilal, u përzgjodh si filmi më i mirë i huaj në festivalin e filmit në Londër, transmeton Portalb.mk.

“Filmi me gjatësi të plotë “Gjyshi dhe nipi” nga regjisori Ilija Piperovski, është shpallur si filmi më i mirë i huaj në festivalin prestigjioz “Independent Film Awards” në Londër”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke e vlerësuar festivalin si një nga më të rëndësishmit, ku garojnë çdo vit filma nga më shumë se 50 vende.

Raportohet që filmi deri më tani ka fituar gjashtë çmime në festivale në gjithë botën, duke përfshirë çmimin regjia më e mirë në “The Buddha International Film Festival”, dhe për film më të mirë në “Festivalin Internacional të Filmit” në Paris, ndërsa dy çmime i fitoi dhe drejtori i fotografisë Patru Paunesku.

“Në film marrin pjesë: Salaetin Bilal, Dejan Liliq, Daniela Ivanovska, Goran Stojanoski, Blagoj Veselinov dhe të tjerë”, raportojnë nga ministria, duke shtuar që producent është Ognen Antov nga shtëpia e produksionit “Drim faktori”  në bashkëpunim me “Pandoras Box Production” dhe “Elien film” nga Rumunia.

Ndryshe, në vitin 2018-të ka ndërruar jetë aktori nga Maqedonia, Salaetin Bilal. Au u lind më 19 mars 1942 në Shkup. Veprimtaria e tij ka qenë e fokusuar në aktrim si në teatër, filma dhe seriale televizive.

Ai ka studiuar në konservatorizmin teatror në Stamboll të Turqisë. Më vitin 1964 është bërë pjesë e ansamblit të Dramës Turke në Teatrin Kombëtar në Shkup. Si aktor mysafir ka luajtur edhe në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Dramatik si dhe në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Roli prej aktori është vlerësuar me çmimet si: Artisti më i Mirë në Festivalin Teatror “Vojdan Çernodrinski” – Prilep më vitet 1976 dhe 1990 dhe Roli më i Mirë i Realizuar më vitin 1992.

Tashmë i ndjeri Salaetin Bilali, më vitin 1977 ka qenë i dekoruar edhe me çmimin më të lartë të Qytetit të Shkupit, “13 Nëntori”, e kurse më vitin 1984 ai mori dekoratën më të lartë shtetërore në Maqedoni, “11 Tetori”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button