Avramoska Nushkovа: Implementimi i Konventës së Stambollit shkon ngadalë, veçanërisht në kushte të krizës

Para vetëm disa ditësh presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan firmosi vendim me të cilin Turqia tërhiqet nga Konventa e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të njohur si Konventë e Stambollit. Arsyetimi i autoriteteve është që të drejtat e grave janë gjithsesi të mbrojtura, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Të drejtat e grave janë të garantuara me ligjet tona, veçanërisht me Kushtetutë. Sistemi jonë gjyqësor është mjaft dinamik dhe i fortë për të zbatuar masa të reja ligjore kur të jetë e nevojshme, tha ministrja për Familje, Punë dhe Politikë Sociale, Zehra Zumrut.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet e para që e kanë nënshkruar Konventën, ndërsa në dhjetor 2017, pas një periudhe më të gjatë dhe presionit më të fortë nga organizatat qytetare, Kuvendi e ratifikoi atë, e më pas Konventa hyri në fuqi në qershor të vitit 2018. Me ratifikimin e Konventës, shteti është obliguar të ndërmarrë masa legjislative dhe të tjera për shkak të sigurimit të kornizës juridike, institucionale dhe organizative për parandalim të dhunës ndaj grave, mbrojtje të viktimave të dhunës si dhe ndëshkim të kryerësve të dhunës

Ana Avramoska Nushkova, këshilltare juridike nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare në Maqedoninë e V. thotë që konstatimi i përgjithshëm nga monitorimi dy vjeçar për zbatimin e aktiviteteve nga NAP-i (2018-2023) për implementimin e Konventës së Stambollit është që harmonizimi me standardet e Konventës në RM nuk është çështje prioritare, veçanërisht jo në kushte krize.

Te ne situata me implementimin e Konventës së Stambollit shkon ngadalë, veçanërisht vitin e fundit kur shumë institucione thirren në dhe për fajtor e emërtojnë krizën e koronës, thotë Avramoska Nushkova.

Mirëpo, ajo shton që pa marrë parasysh këtë, shteti duhet të synojë dhe të orvatet drejt plotësimit të kushteve që i imponon Konventa.

“Ndër tjerash, vlerësoj që ligji i ri për mbrojtje dhe parandalim të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare që u miratua në janar 2021, ndërsа është në pajtim me Konventën e Stambollit është shumë më i mirë nga ai paraprak, mirëpo rezultatet nga ai besoj se do i shohim pas ndonjë viti”, konstaton juristja.

Sipas saj, vërehet edhe implementim i dobët i aktiviteteve të cilat kanë për qëllim parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, përkatësisht mungojnë fushata të caktuara për ngritjen e vetëdijes publike, trajnime për profesionist të cilët veprojnë dhe japin shërbime gjatë sigurimit të mbrojtjes, ndihmës dhe përkrahje për viktimat e dhunës së bazuar në gjini dhe fëmijët e tyre.

Tërheqja e Turqisë e ndezi alarmin e kuq në luftën për mbrojtjen e grave nga dhuna

Lajmi i fundit për tërheqjen e Turqisë nga Konventa shkaktoi shumë reagime nga shtetet evropiane ndër të cilat Gjermania, Franca dhe Greqia. Këshilli i Evropës këtë hap e vlerësoi si “lajm zhgënjyes”, ndërsa reagim kishte edhe nga presidenti amerikan Xho Bajden. Kritikët dhe ekspertët e kësaj fushe theksojnë që me këtë Turqia tërhiqet nga dokumenti i cili është kritik në luftën kundër dhunës familjare në rritje në këtë vend, si dhe që kjo nënkupton distancim shtesë të Turqisë nga BE-ja dhe vlerat evropiane.

Avramoska Nushkova vlerëson se tërheqja e Turqisë që ishte shteti i parë nënshkrues është sinjal që Shteti nuk ka kapacitet dhe vullnet për t’i mbrojtur gratë viktima dhe dhunën familjare dhe ta mundësojë parandalimin e duhur për atë.

Ky është një lloj kthimi mbrapa dhe Turqia seriozisht duhet të mendojë për këtë hap. Duke e pasur parasysh faktin që Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit. Sikur në të shumtën e shteteve, ashtu edhe në Turqi, viktimat e dhunës familjare më së shpeshti janë gratë, ndërsa më së shpeshti si agresor janë partnerë të afërt (martesor ose jashtëmartesor) dhe/ose familjarët (babai, vëllai, kushëriri), thotë Avramoska Nushkova.

Ajo shton që vendimet e këtilla mund të miratohen nën ndikim të politikës në një vend, si dhe bashkësitë religjioze dhe fetare si dhe grupet dhe ndikimi i tyre në jetën shoqërore.

“Megjithatë duhet të kemi parasysh që Konventa e Stambollit paraqet bazë, një lloj alfabeti sipas të cilit duhet të udhëhiqen të gjitha shtetet dhe që meshkujt dhe grate kanë të drejta të barabarta dhe Shteti që e ka ratifikuar atë zotohet që do të ndërmarrë masa për parandalim të dhunës ndaj grave, do t’i mbrojnë viktimat, ndërsa kryerësit do të gjykohen. Kjo nuk nënkupton vetëm hapje të shërbimeve të reja sikur qendra strehimi, qendra për këshillim, strehimore dhe SOS linja të reja, por edhe masa për parandalim që të mos vjen deri në dhunë ndaj grave dhe deri në dhunë familjare”, sqaron këshilltarja juridike.

Konventa e Stambollit është miratuar nga ana e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në prill 2011, ndërsa u hap për nënshkrime vitin e njëjtë në maj. Konventa konsiderohet si “standard i artë” në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe paraqet instrument rajonal juridik për mbrojtje gjithpërfshirëse për të drejtat e grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button