Qeveria e RMV: Bojkoti i regjistrimit të popullsisë është vepër penale

Pjesëmarrja në Regjistrimin e popullsisë është e detyrueshme dhe përfaqëson përgjegjësi të secilit qytetar ndaj shtetit, ndërsa thirrja dhe bojkoti i Regjistrimit të popullsisë është vepër penale, kjo u tha sot në konferencën për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, që e mbajtën bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja dhe bojkoti i Regjistrimit të popullsisë është vepër penale, njëjtë si organizimi i rezistencës dhe mosbindjes ndaj vendimeve ligjore dhe masave të organit shtetëror të përfshirë në nenin 387 të Kodit penal, parashikon gjobë me para ose burg deri në 3 vite për atë që do të organizojë rezistencë dhe mosbindje. Nëse për shkak të veprës nuk është zbatuar ose në mënyrë të theksuar është penguar zbatimi i masës ose vendimit ligjor, ose nëse veprën e bën si udhëheqës i grupit, personi në fjalë do të dënohet me burg prej në 1 deri në 5 vite”, u theksua në konferencën e rregullt për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, që e mbajtën bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Zëdhënësi Arsovski informoi se për pjesën e terrenit është siguruar numri i nevojshëm i regjistruesve të popullsisë dhe fillon trajnimi i instruktorëve rajonal, gjatë së cilës theksoi se protokollet shëndetësore për të cilat është paraparë të zbatohet  Regjistrimi i popullsisë garantojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes edhe për regjistruesit edhe për personat që kryejnë regjistrimin.

Lidhur me aktivitetet në diasporë është informuar se vetë-regjistrimi i popullsisë jorezidente dukshëm rritet dhe deri më tani janë vetë-regjistruar 137.114 qytetarë të vendit tonë që jetojnë  jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesja e ESHS-së Gjorgieva theksoi se numri më i lartë është në Zvicër, Gjermani dhe Itali, si dhe se është vërejtur rritje në SHBA edhe Kanada.

Arsovski theksoi se të dhënat nga Regjistrimi janë të  besueshme dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta dhe me pjesëmarrje në këtë operacion statistikor, secili kontribuon që shteti të ketë të dhëna relevante dhe të sakta dhe jo supozime, që të mund të krijohen politika për zhvillim të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button