Zëvendëskryeministri Nikollovski: Punoj 16 orë në ditë për qytetarët, kam të drejtë të kem tre ditë pushim me bashkëshorten

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, tha se punon 16 orë në ditë për qytetarët dhe për shtetin dhe ka të drejtë tre ditë pushimi t’ia kushtojë bashkëshortes. Nikollovski i cili sot me kryeministrin, Zoran Zaev ishte bë vizitë në Veles, tha se parë nga kjo distancë kohore, ka bërë gabim që ka zgjedhur Dubain për pushim, transmeton Portalb.mk.

“Lupço Nikollovski, si çdo qytetar tjetër ka të drejtë për pushim siç i takon me ligj dhe ajo që më takon sipas ligjit nuk do të lejojë të më pengojë askush. Kam të drejtë t’ia kushtojë tre ditë pushim bashkëshortes, në 16 orë punë për qytetarët dhe shtetin në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhe me përgjegjësi. Ndoshta konteksti, nga kjo distancë kohore është bërë gabim nga ana jonë që është zgjedhur Dubai. Por, Lupço Nikollovski as nuk është vaksinuar, as ka bërë biznes, por lufton kundër krimit. Jam i vetëdijshëm se do të ketë goditje të këtilla, por nuk do të më lëkundin”, tha Nikollovski në Veles.

Para kësaj fundjave, Nikollovski së bashku me bashkëshorten ishte në Dubaj. Ky lajmi nxiti reagime të shumta në opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button