Janë gjetur katër pistoleta në banesat e Gruevskit

Gjatë kontrollit në banesat e ish-kryeministrit dhe azilantit, Nikolla Gruevski, janë gjetur edhe armë, mëson jozyrtarisht A1on, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve nga hetimi, në banesë janë gjetur katër pistoleta, të cilat janë konfiskuar nga hetuesit. Përveç tyre, është sekuestruar dokumentacioni, i cili duhej t’i ndihmonte në hetimin për lëndën e njohur si “Parcelat në Vodno”. Tani për tani, nuk dihet nëse Gruevski kishte leje për posedim të armës.

Sipas prokurores Vilma Ruskovska, dje policia dhe prokuroria kryen kontroll në objektet për të cilat janë siguruar edhe prova materiale dhe verbale janë në pronësi të Nikolla Gruevski.

Ish kryeministri i cili është në arrati, është i dyshuar se me donacione për VMRO-DPMNE, ka blerë parcela në Vodno. Mbi 1 milion e 300 mijë euro donacione nga kompani dhe anëtar të partisë, në vend të arkës partiake, kanë përfunduar në parcela atraktive në Vodno, të cilat i ka blerë ai si lider i partisë. Kjo ka ndodhur gjatë periudhës prej 2006 deri në vitin 2012. Skema ka shkuar përmes Belizesë.Në periudhën nga tetori i vitit 2012 deri në shtator 2013, me paratë ka blerë tokë ndërtimore në Vodno përmes një kompanie nga Belize. Bëhet fjalë për tokë prej 11 mijë metra katrorë.

Për “Parcelat në Vodno” është i dyshuar edhe biznesmeni Orçe Kamçev, të cilit para dhjetë ditësh iu shqiptua masa e paraburgimit, për shkak të rrezikut për arratisje. I dyshuari i dytë është Sasho Mijallkov, ndërsa i dyshuar i tretë është Risto Novaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button