RMV, Drejtoria doganore paraqiti padi penale për shmangien e akcizës me vlerë rreth 1.6 milion euro

Reparti për hetime në kuadër të Drejtorisë së doganave më 23 mars 2021, pranë Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës ngriti padi penale kundër një personi juridik me seli në Kriva Pallankë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shmangie e pagesës së akcizës” e dënueshme sipas nenit 279-b të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar të importuar me shumë  prej 56.799 kilogramë, i cili më pas është lëshua në qarkullim në zonën e akcizës në mënyrë të paligjshme, pa paguar akcizë në shumën prej 102.238.200.00 denarë.

Përndryshe, bëhet fjalë për pesë importe të duhanit në listë të tipit “Virginia” të realizuar nga ana e personit juridik nga Kriva Pallanka, pas çka duhani i importuar, në vend që të përpunohet, u hodh në treg në mënyrë të paligjshme pa paguar akcizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button