Do të digjitalizohen mbi 100 gjykata në RMV, paralajmëroi Mariçiq nga Brukseli

Reformat në gjyqësor të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, Eurointegrimeve dhe Luftës Kundër Korrupsionit kanë qenë temat e bisedës në takimet e sotme në Bruksel të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq me eurodeputetin dhe udhëheqësin e Komitetit LIBE, Huan Fernando Lope Agular dhe me eurodeputetin kroat Tonino Picula, njofton Portalb.mk.

Mariçiq, ashtu siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, ka folur për reformat në gjyqësor me fokus në projektin e digjitalizimit të gjykatave, proces në të cilin Ministria e Drejtësisë intensivisht po punon, a do të rezultojë me mbi 100 gjykata të digjitalizuara, që do të paraqet kërcim të madh informatik-teknologjik, a me atë do të mbrohet edhe shëndeti i të gjithë të përfshirëve në procese. Plotësisht, ai ka informuar edhe për procesin e filtrimit në gjyqësor të cilin e udhëeq Këshilli Gjyqësor, si hap drejt kthimit të besimit të qytetarëve në shtetin ligjor.

Ideja për gjykim online u hodh në opinion pasi që shumë gjykime filluan të anuloheshin pasi që, disa prej palëve të përfshira në proces ishin infektuar me KOVID-19, apo kishin qenë të detyruar në mbylleshin në izolim për shkak të kontakteve me të infektuar.

Zvarritja e proceseve gjyqësore, mund të çojë edhe deri në vjetërsimin e lëndëve dhe kryerësit eventual të veprave penale të mos përgjigjen përpara ligjit. Kjo më tepër theksohet duke e pasur parasysh që shumë lëndë të ish Prokurorisë Speciale janë zvarritur me vite të tëra, me arsyetime banale me qëllim që të vjetërsohet lënda.

Për zvarritjen/vjetërsimin e lëndëve, po punon edhe Këshilli Gjyqësor i cili i ka angazhuar kryetarët e gjykatave që të kontrollojë se kush dhe pse ka lejuar të vjetërsohen lëndë të caktuara. Për shkak KOVID-19, Këshilli Gjyqësor e anuloi konferencën, në të cilën do të duhej që të ftohen të gjithë krerët e gjykatave për të diskutuar për këtë çështje.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button