fbpx

RMV, në repartet infektive të vendit trajtohen 1.427 pacientë

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po kurohen gjithsej 835 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.427 dhe ka rreth 270 shtretër të zbrazët në qendrat kovid, transmeton Portalb.mk.

Pas raporteve ditore të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, 86 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19 janë të shtruar në spitalin e Manastirit.  Në Spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 60 pacientë.

Në reparti infektiv të Tetovës ka 35 pacientë, në Veles kurohen 71 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 116 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër ka 94 pacientë të hospitalizuar, 120Prilep, 38 në qendrën kovid në Gostivar , ndërsa në Strugë 12 pacientë. Në spitalin e Strumicës të hospitalizuar janë 71, 17 në Koçan, 17 në Kërçovë, 73 në Kavadar, ndërsa 25 në Gjevgjeli. 

Gjatë ditës, bëhen lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Ndërkohë, sipas raportit të përjavshëm të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 15 deri më 21 mars 2021, ishin testuar gjithsej 24.517 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 8.4 përqind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 6.899 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me një rritje prej 26.4 përqind krahasuar me javën e kaluar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button