Instituti për Demokraci i bën thirrje qeverisë dhe opozitës të bashkohen që të mos thellohet kriza

Gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike me të cilën është përballur vendi në tre dekada që nga pavarësia, tendencat e brendshme politike po marrin drejtime shqetësuese dhe po e shtyjnë shoqërinë drejt jo-stabilitetit të thellë shoqërore, politike dhe ndëretnike, thuhet në reagimin e Institutit për Demokraci, transmeton Portalb.mk.

Nga ky Institut, i ftojnë dhe u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve dhe liderëve politik për bashkim për qëndrim të përgjegjshëm ndaj të gjitha sfidave të momentit.

“Bëjmë thirrje për përgjegjësi përfundimtare dhe bashkim si kurrë më parë – opozitë konstruktive dhe qeveri të përgjegjshme. Nëse konstelacionin aktual në lidhje me konsensusin nuk është i mundur, i njëjti eventualisht mund të arrihet përmes një qeverie të përqëndruar nga të gjitha partitë në Kuvend. Uniteti në këtë situatë krize është thelbësor, përndryshe zvarritja e kësaj situate do të krijojë dëme vështirë të riparueshme”, thuhet në reagimin publik.

Kuvendi, siç është theksuar, është plotësisht jofunksional dhe një numër ligjesh, disa prej të cilave janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve gjatë pandemisë, mbeten të bllokuara.

“Për shkak të mungesës së dialogut politik, Kuvendi bllokohet sa herë që shumica nuk mund të sigurojë kuorum ose kur për ndonjë ligj propozohen me mijëra amendamente. Kjo prish reputacionin e institucionit, i cili ka një përgjegjësi të madhe në menaxhimin e krizës dhe në kontrollin e pushtetit ekzekutiv”, thuhet në reagimin e Institutit.

Instituti për Demokraci konsideron se është e nevojshme të forcohet kontrolli i ligjeve të miratuara nën “flamurin evropian” dhe me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu, sipas tyre, në kushte pandemie, duhet të mundësohet zhvillimi online i punës deputetëve, si në shumicën e parlamenteve në botë, për mbrojtjen e deputetëve dhe shërbimin parlamentar, por edhe për të ruajtur vazhdimësinë e punës së Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button