Shënohet numër rekord në Brazil, mbi 3.200 të vdekur nga Kovid-19

Me 3.251 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Brazil regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, transmeton AA.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me 82.493 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 12.130.019 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 298.676 me 3.251 vdekje të reja.

Me një popullsi rreth 44 milionë Sao Paulo me 2.332.043 raste dhe 68.623 vdekje nga COVID-19 është rajoni më i prekur nga pandemia në Brazil.

Brazili i cili pas SHBA-së është vendi më prekur në botë nga pandemia, po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

Në Brazilin me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, shifra e vdekjeve ditore në javën e fundit ka vazhduar të jetë mbi 2.300, ndërsa numri i rasteve ditore mbi 75 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button