Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

Sipas La Gazzetta dello Sport, janë vetëm pesë lojtarë në Juventus që nuk janë në shitje këtë verë, dhe Cristiano Ronaldo nuk është mesin e tyre, shkruan Telegrafi.

Biankonerët po planifikojnë për të ardhmen pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe gara e Scudettos është po ashtu në rrezik.

Raportimi i sotëm i Gazzetta dello Sport argumenton se ka vetëm pesë lojtarë në skuadrën aktuale të Juventusit që janë të paprekshëm në tregun e transferimeve.

Ata janë Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Arthur Melo dhe Danilo.

Të gjithë të tjerët janë ose të disponueshëm për çmimin e duhur ose gjithsesi po i afrohen fundit të karrierës së tyre, për shembull Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon.

Megjithëse drejtori Fabio Paratici vazhdon të këmbëngulë se ata nuk e lëshojnë Ronaldon, paga e tij prej 30 milionë euro në vit do të thotë se ata nuk do të ishin plotësisht kundër idesë së një largimi.

Nëse ata nuk gjejnë ndonjë mes me Ronaldon për ulje të pagës, atëherë Paulo Dybala pothuajse me siguri do të shitet, veçanërisht pasi kontrata e tij zgjat vetëm në qershor të vitit 2022 dhe ai mezi ka luajtur këtë sezon për shkak të lëndimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button