Kreu i PS-së, Rama shtrohet në spital

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel ka shfaqur probleme me tensionin e gjakut dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Rama është shtruar në spitalin e këtij qyteti për të marrë serum dhe më pas është larguar prej andej pas stabilizimit të gjendjes së tij për të vazhduar me takimin e planifikuar.

Mjeku i Spitalit të Burrelit, Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Ramës është stabilizuar, njofton zyra e shtypit pranë Partisë Socialiste.

Siç bën me dije PS, aktualisht Rama ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë. /Shekulli online

Lajme të ngjashme

Back to top button