RTVM vendosi që Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

Komisioni për vërtetimin e përgjegjësisë në RTVM ka mbajtur mbledhje më 19 mars, pas reagimeve në opinion të shkaktuara para së gjithash nga video spoti i përfaqësuesit të sivjetmë maqedonas në Eurovision si dhe deklaratat e përfaqësuesit Vasil Gavranliev. Në këtë mbledhje është konstatuar se RTVM ka respektuar plotësisht edhe procedurat interne edhe ato gjatë aplikimit, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për zgjedhjen e Gavranliev si përfaqësues në Eurovision ka qenë sipas seleksionimit intern, sipas modelit një përfaqësues një këngë, si rezultat i rekomandimeve dhe sugjestioneve nga debati i organizuar në RTVM, ku kanë marrë pjesë kompozitorë, këngëtar, gazetarë, autorë etj.

“RTMV aplikoi përsëri pas interesit të programit për pjesëmarrje edhe këtë vit, duke zgjedhur këngëtarin e njëjtë për përfaqësues në Eurosong 2021, sipas shembullit të 24 vendeve pjesëmarrëse, të cilat po ashtu janë përcaktuar ti dërgojnë përfaqësuesit e njëjtë. Për shkak të kontinuitetit në punë, i njëjti grup punues ka qenë i obliguar të drejtoj thirrje të re publike deri te autorët e vendit dhe të huaj. Nga këngët që kanë arritur, gazetarë të muzikës nga RTMV dhe vet këngëtari janë pajtuar se kënga “Here i stand” është më adekuate për kompozim”, thuhet në kumtesë.

Në opinion ka pasur shumë reagime, përshkak se dy kuadro të spotit janë interpretuar si kontestuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button