Zgjerohet hetimi – sa banesa ka Gruevski në Vodno?

Prokuroria ka zgjeruar hetimin për parcelat e ish kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski në Vodno. Gjurmët i kanë çuar hetuesit deri te disa banesa të reja të Gruesvkit, për të cilat besohet se janë blerë me para nga anëtarësia e bashkëpartiakëve. Mediat kanë raportuar se, janë kryer bastisje në lokacionet në afërsi të MPB-së. Nga Prokuroria i konfirmuan informatat për bastisje, por nuk kanë ndarë detaje, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

“Sot është kryer bastisje në më shumë objekte. Bastisja është në kuadër të veprimtarive hetuese në lëndën e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon në kontinuitet të ndërmerr veprime në drejtim të zbardhjes së tërësishme të lëndës”, thonë nga prokuroria.

Në fokus të interesit të hetuesve kanë qenë banesat e reja të zbuluara të Gruevski, të cilët nuk kanë qenë në emër të tij. Informatën për SDK e ka konfirmuar shefja e PTHP për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska. Sipas SDK bëhet fjalë për tri banesa të reja, ndërsa njëri nga banesat për të cilat ka dyshime se është blerë në mënyrë të paligjshme, është në emër të njërës prej sekretareve të Gruevskit.

Njëra nga banesat e Gruevskit është në rrugën Pavel Shatev (Bihaçka) në Shkup.

Një banesë tjetër në ndërtesën e njëjtë, në të cilin gjithashtu sot u krye bastisje është në emër të kompanisë “IKT Inxhenering”. Në njërin prej këtyre dy banesave ka pasur bibliotekë shumë të madhe, ndërsa tjetrin e ka shfrytëzuar si kabinet pune.

Ish kryeministri i cili është në arrati, është i dyshuar se me donacione për VMRO-DPMNE, ka blerë parcela në Vodno. Mbi 1 milion e 300 mijë euro donacione nga kompani dhe anëtar të partisë, në vend të arkës partiake, kanë përfunduar në parcela atraktive në Vodno, të cilat i ka blerë ai si lider i partisë. Kjo ka ndodhur gjatë periudhës prej 2006 deri në vitin 2012. Skema ka shkuar përmes Belizesë.Në periudhën nga tetori i vitit 2012 deri në shtator 2013, me paratë ka blerë tokë ndërtimore në Vodno përmes një kompanie nga Belize. Bëhet fjalë për tokë prej 11 mijë metra katrorë.

Për “Parcelat në Vodno” është i dyshuar edhe biznesmeni Orçe Kamçev, të cilit para dhjetë ditësh iu shqiptua masa e paraburgimit, për shkak të rrezikut për arratisje. I dyshuari i dytë është Sasho Mijallkov, ndërsa i dyshuar i tretë është Risto Novaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button