fbpx

RMV, zgjidhjet për ndotjen e ajrit, sa për “sy e faqe”, pa ndikim real

Cilësia e dobët e ajrit, është një prej arsyeve të rritjes së vdekshmërisë, uljes së jetëgjatësisë dhe kostove më të larta shëndetësore të qytetarëve dhe shtetit. Analizat në të gjithë botën tregojnë se mënyra e ngrohjes së shtëpive akoma përbën një burim të madh në ndotjen e ajrit. Megjithatë, faji për këtë nuk mund t’u ngelet qytetarëve pasi një pjesë e mirë e tyre luftojnë për ekzistencë dhe nuk mund aq lehtë të vendosin për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, vlerësojnë ambientalistët, transmeton Portalb.mk.

Në nivel të Bashkimit Evropian, pothuajse 80% e energjisë që përdoret në amvisëri është për ngrohje dhe ujë të nxehtë.

Bëhet fjalë për një problem që ndodhet lart në agjendat e politikave të zhvillimit të shtetit, ndërsa tashmë ekzistojnë përvoja të rëndësishme në zbatimin e masave për sistem ngrohjeje më efikas afër vlerave të dëshiruara për mbrojtjen e ajrit dhe klimës, por edhe për kursimin e burimeve financiare.

Koordinatorja e NKEU-MK dhe kryetarja e EM-MK, Mileva Gjurovska, shpjegoi rolin e Konventës Kombëtare përmes debateve dhe rekomandimeve të tilla publike të ndihmohet në trendin e trajtimit dhe përgatitjes së masave konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e kushteve të jetesës në qytetin dhe vendin tonë.

“Duhet të kërkojmë zgjidhje specifike për shoqërinë tonë. Secili vend po ndërton sistem ngrohjeje sipas aftësive dhe resurseve të veta, por natyrisht është mirë të dëgjojmë përvojën e partnerëve tanë evropianë. Në çdo rast, pasojat e shtyrjes së masave kundër ndotjes së ajrit nuk do të kushtonin shumë më shumë sesa kur ato do të zbatoheshin menjëherë dhe pa vonesë”, tha Gjurovska.

Hristina Oxhaklieska, zëvendës ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Foto: Qeveria e RMV-së

Zëvendës-ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, shprehu shqetësim në lidhje me ndotjen, edhe pse është në një post shumë të rëndësishëm ku përveç shprehjes së shqetësimit mund të kontribojë për ndryshimin e situatës.

“Konsideroj se debatet publike janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi përbën mundësi të shkëmbehen përvoja të huaja për të zvogëluar emetimet e grimcave të ngurta në ajër. Viteve të fundit, janë marrë një numër masash, përfshirë miratimin e programeve për të zvogëluar ndotjen në lidhje me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, si dhe subvencionet për zëvendësimin e dritareve, për blerjen e stufave me peletë dhe kondicionerëve inverter. Por sigurisht për zgjidhje thelbësore për ndotjen e ajrit është e nevojshme qasje ndërdisiplinore dhe veprim të integruar”, tha Oxhaklieska.

Kryetarja e Qendrës për ndryshime klimatike, Bojana Stanojevska-Pecurovska, u pajtua që zgjidhjet e shpejta për ndotjen e ajrit nuk japin rezultatet e pritura dhe se nevojitet qasje ndër-sektoriale, pikërisht edhe për këtë në debat marrin pjesë ekspertë  të fushave të ndryshme.

“Procesi i zvogëlimit të ndotjes nuk mund të zgjidhet shpejt, por të gjithë duhet të përfshihemi duke ndryshuar mënyrat tona kur është në pyetje ngrohja e amvisërive dhe institucioneve publike. Sipas anketës së UNDP-së, do të nevojiten rreth 380 milion euro që të ndryshohet mënyra e ngrohjes deri në vitin 2025″, tha Aleksandar Dedinec nga Qendra kërkimore për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm në AShAM, përndryshe ekspert i energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, ai  theksoi e se Kapitulli 27 mbi mjedisin jetësor është jashtëzakonisht kompleks dhe përmban rreth 200 akte ligjore, pasi “nuk e kemi vetëm ne problemin e ndotjes, por të gjitha vendet, megjithëse në vendet perëndimore është shumë më i vogël”.

Aleksandar Dedinec, AShAM

Sipas Agjencisë evropiane për mjedisin jetësor,  në pjesët lindore të Evropës, mbi 30 përqind e grimcave PM 2.5 vijnë nga ngrohja e amvisërive, ndërsa rreth 15 përqind në vendet perëndimore. Ai tha se ndotja e ajrit është vrasësi i katërt në botë, dhe se qytetarët e Maqedonisë janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të ndotjes. Sipas hulumtimit të tij, në periudhën 2005 – 2019, ndotja është zvogëluar për tre herë, por akoma përqendrimi i grimcave PM 10 dhe PM 2.5, është tre herë më i lartë se niveli i lejuar në vendin tonë dhe nëse nuk ndryshon mënyra e ngrohjes, trendi i vdekshmërisë së lartë do të vazhdojë akoma. Problemi i ndotjes së ajrit është aktualizuar që nga viti 2014 e këndej. Nga viti 2006 deri në vitin 2012, pothuajse nuk kishte informacion dhe lajme për ndotjen. Në vitin 2017, u përcaktua që deri në 45% e familjeve ngrohen me dru dhe për këtë arsye procesi i zvogëlimit të ndotjes nuk mund të zgjidhet shpejt, por së pari duhet të fillohet me uljen e emetimeve aty ku është ka më shumë ndotje. Ai gjithashtu theksoi se çështja me gazifikimin vonon për 30 vite.

Drejtori i Asociacionit sllovak për politikë të jashtme në Bratisllavë, Tomash Strazhaj, tha se këto probleme janë pothuajse të ngjashme në të gjitha vendet e BE-së.

“Vetëm me ekspertizë të përbashkët nga palët e ndryshme të interesuara mund të arrihen rekomandime efektive për uljen e ndotjes. Qëllimi ynë është të ndihmojmë partnerët tanë, por gjithashtu të sigurojmë ekspertizë sllovake”, tha Strazhaj, përderisa kolegia e tij Veronika Oravcova nga Asociacioni sllovak për politikë të jashtme në Bratisllavë, përndryshe eksperte e mirënjohur e energjisë dhe mjedisit jetësor dhe doktore e shkencave të fushës së mjedisit jetësor, tha se përskaj të gjitha masave qeveritare në Sllovaki, zhvillohet edhe fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit.

Në debat u përfshinë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Ana Çoloviq-Leshoska nga “Eco vetëdija” tha se mbledhja e të dhënave dhe monitorimi i ndotjes së ajrit po rritet përmes iniciativave qytetare, por gjëja më e rëndësishme është që shteti të vendosë matje sistematike.

“Është shumë e rëndësishme që këto të dhëna të jenë në dispozicion të publikut dhe të alarmohet për nivelin e ndotjes. Tashmë kohë më të gjatë po diskutohet për ndalimin e përdorimit të qymyrit për ngrohje, por ekziston gjithashtu nevoja për stimulim të ndryshimit të mënyrës së ngrohjes, si dhe strategji afatgjatë tërheqjen e përdorimit të drurit si mjet për ngrohje” deklaroi ajo duke shtuar se Ministria nuk ka fonde të mjaftueshme, kështu që duhet të krijohet fond i veçantë për mjedis jetësor dhe të vendoset në funksion për përballejn me ndotjen e ajrit.

Aneta Stefanovska nga MMJPH, nga ana tjetër, prezantoi rregullativën ligjore dhe përmendi portalin, përmes të cilit monitorohen në kohë reale përqendrimet e grimcave PM 10 dhe PM 2.5  dhe i cili është i disponueshëm për publikun.

Debati u ndez nga profesori i universitetit Konstantin Minovski, i cili vuri në dukje se urbanizimi i tepërt dhe mbipopullimi në Shkup me dyfish kapacitet më pak janë pjesë e faktorëve kyç në ndotjen e ajrit. Ai tha se kemi problem me zbulimin e shkaqeve të ndotjes dhe se nga pikëpamja sociologjike faji nuk mund të zhvendoset te qytetarët, pasi një pjesë e mirë e tyre luftojnë për ekzistencë dhe nuk mund aq lehtë të vendosin për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes. Sipas Minovskit, ndotja e ajrit vërehet edhe jashtë sezonit të ngrohjes, për çka Dedinec replikoi,  duke pretenduar se përqindja e PM 10 dhe PM 2.5 në verë është dukshëm më e ulët, ndryshe nga periudha e dimrit kur ndizen koftorët e ngrohjes.

Sanja Zografska nga Australia ndau përvojën që informacionet në lidhje me ndotjen janë dhënë në një gjuhë të thjeshtë të kuptueshme për të gjithë qytetarët që nuk janë aq ekspertë dhe rekomandoi që kjo të merret parasysh gjatë fushatave të ndërgjegjësimit.

Nga ana tjetër, Darko Blinkov, në lidhje me djegien e mbeturinave tha se rregullativa dhe Inspektorati duhet të harmonizohen. Për sistem efikas dhe efektiv të inspektimit, para së gjithash, duhet të bëhet sistem i përbashkët, në vend të decentralizimit të kompetencave në komuna, ku duhet të qëndrojnë vetëm inspektorët komunalë.

“Për të përmirësuar mbikëqyrjen e ndotjes dhe për të arritur cilësi më të mirë të ajrit, është e nevojshme të vendosen partneritete shumë-sektoriale në nivelet lokale dhe kombëtare”, tha Blinkov.

Dalibor Stojeski nga TE-TO për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit propozoi zonimin e qytetit me zona me tip të ngrohjes të definuar saktë, ndërsa Nikolla Jovanovski tha se pastruesit e oxhaqeve janë monitorues më të mirë se inspektorët.

Këto çështjet ishin fokusi i debatit online me temë “Ndotja e ajrit në nga aspekti i ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike” i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (NKEU-MK) e organizuar nga Lëvizja Evropiane (EM-MK).

Përndryshe, ndër kapitujt për qasje në Bashkimin Evropian, është edhe Kapitulli 27- Mjedisi, i cili synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ai bazohet në masat parandaluesenë parimin “ndotësi paguan” duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burimnë përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontalcilësinë e ujit dhe ajritmenaxhimin e mbetjevembrojtjen e natyrëskontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqevekimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht ( OMGJ ), zhurmën dhe pylltarinë. Respektimi i acquis në këtë fushë kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e përgatitur në nivel kombëtar dhe lokal është e domosdoshme për zbatimin dhe vënien në fuqi të acquis në fushën e mjedisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button