Një përditësim i thjeshtë nxori jashtë funksioni dhjetëra aplikacione Android

Disa aplikacione po dështonin gjatë ditës së djeshme pas raportimeve të shumta të përdoruesve dhe Google thotë se tashmë e ka adresuar. Problemi kishte të bënte me një komponent sistemi njohur si Android System WebView përmes të cilit aplikacionet Android shfaqin përmbajtjen, shkruan Pcworld.al.

Google tashmë e ka adresuar me versionin 89.0.4389.105 të Android System WebView. Problemet filluan pasditen e së Hënës dhe zgjatën për afro 7 orë me radhë sipas panelit të informimit të Google Workspace për Gmail.

Kompania rekomandonte përdorimin e versioneve ueb të aplikacioneve me probleme. të shumtë ishin përdoruesit Samsung që u ankuan në faqen zyrtare të Samsung në Twitter.

Disa përdorues gjetën zgjidhje duke hequr përditësimin e fundit të WebView.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button