RMV, festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë” zgjodhi dy fituesit e poezisë për vitin 2021

Në kuadër të “Mbrëmjeve strugane të poezisë” është zgjedhur poetin serb Vladan Kreçkoviq për poetët e rinj, ndërsa britanikja Kerol En Dagi mori çmimin kryesor, transmeton Portalb.mk.

“Fitues i çmimit “Kurora e artë” për vitin 2021, çmim kryesor i “Mbrëmjeve Strugane të poezisë” është poetesha britanike, Kerol En Dafi”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Ministria sqaroi që çmimi do të dorëzohet në festivalin që pritet të zhvillohet sivjet nga 25 deri 30 gusht, ndërsa konkursi ishte i hapur deri më 1 mars, ku aplikuan 46 përmbledhje poezish.

“Fitues i çmimit për përmbledhjen poetike debutuese më të mirë, nga një autor i ri (nën 35 vjeç), ”Urat e Strugës”  për vitin 2021 i është ndarë poetit serb Vladan Kreçkoviq, në edicionin e sivjetshëm të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” në bashkëpunim me UNESKO-n”, njoftojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button