RMV, filloi projekti që do të lejojë qytetarët përmes anijes të udhëtojnë nga Struga e Ohri në Pogradec

Komuna e Strugës njoftoi që ka filluar projekti për lidhjen e qytetit të Strugës dhe Ohrit (Maqedonia e Veriut) me qytetin e Pogradecit (Shqipëri) përmes anijeve, si një mundësi shtesë për turistët, transmeton Portalb.mk.

“Ky projekt synon të lidh qytetarët e të dy vendeve përmes Liqenit të Ohrit duke siguruar infrastrukturë adekuate në drejtim të lidhjes Strugë, Ohër dhe Podgradec ku qytetarët e të dy vendeve por dhe turistët, përmes linjave të rregullta të transportit në të dy pikat kufitare do të kenë mundësinë të vizitojnë disa destinacione turistike që janë themel i trashëgimisë kulturore në këto dy zona ndërkufitare”, njoftojnë nga Komuna e Strugës.

Ky projekt është në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy shteteve 2014-2020, përmes IPA-fondeve. Raportohet që projekti do të mbështetet nga Komisioni Evropian me 2 milionë euro.

“Transporti në liqen, por edhe turizmi duhet të kenë perspektivë të gjelbër dhe të jenë të orientuar drejt burimeve alternative të energjisë, prandaj ne besojmë se furnizimi me dy anije që do të punojnë me energji diellore do të jap një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të ruajtur mjedisin dhe për të promovuar ofertën turistike në këto sfera”, sqarojnë nga komuna.

Liqeni i Ohrit, Struga – Ohri – Pogradeci (Plani i prezantuar nga Komuna e Strugës)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button