Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut nën 500 euro, rritje dhe ulje në disa sektorë

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto gjatë muajit janar ka qenë 28 272 denarë, derisa rroga mesatare bruto 42 204 denarë, transmeton Portalb.mk.

Rroga mesatare neto ka shënuar rritje për 2.7% në janarin e vitit 2021, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, rritje e njëjtë është regjistruar edhe të rroga bruto.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12.4%), Arte, argëtim dhe rekreacion (8.4%) dhe Informimi dhe komunikimi (8.3%)”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave për rritjen neto.

Ulje në këtë periudhë është regjistruar në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (14%), Transporti dhe magazinimi (13%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (6.6%), etj.

Ulje më e madhe është regjistruar në transportin ajror për 51.9%, në kuadër të transportit dhe magazinimit, ndërkohë rritje për 47.3%  në Veprimtaritë të marrjes e dhënies me qera (lizing), në kuadër të sektorit shërbime administrative dhe mbështetëse.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar para një muaji nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button