Bastisje në banesën e Mile Janakievskit në Prilep dhe banesave të Gruevskit në Shkup

Sot në mëngjes është kryer bastisje në banesën e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe në banesat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është azilant në Hungari, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”. Bastisjet kryhen në lidhje me lëndën parcelat në “Vodno”, njofton Portalb.mk.

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar se është kryer bastisja.

Para dy javëve në paraburgim për parcelat në Vodno është dërguar biznesmeni Orce Kamçev edhe atë si i dyshuar për veprën penale “larje parash”.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ngarkohet për ka mundësuar me para të mbledhura nga partia të blihet tonë në Vodno nëpërmjet ndërmarrjes së kumbarit të tij Novaçevski.

Përveç Gruevskit dhe kumbarit Novaçevski, për pastrim parash prokuroria dyshon edhe për kushëririn e tij Sasho Mijallkov, biznesmenin Orce Kamçev, nënën e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad JosifoviçKamçev, Mijallkov dhe Josifoviç janë të dyshuar së bashku në rastin e ashtuquajtur “Perandoria”.

Të gjithë të dyshuarve më parë u është shqiptuar masa e sigurisë për praninë e tyre, vetëm Novaçevskit jo.

Më shumë se dy vite më parë me urdhër të PSP-së u arrestuan pesë persona dhe u bënë  12 kontrolle në hetimin e quajtur “Perandoria”, kurse ndër të arrestuarit ishte biznesmeni Orce Kamçev. Të dyshuar kanë qenë 13 persona, ndër të cilët ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pronari i fabrikës “Pelisterka”, Cvetan Pandeleski, Jordan Kamçev, Nenad Josifoviq, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi është bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button