QKC: Në gashtë muajt e parë të vitit të kaluar në RMV janë ndarë furnizime në vlerë prej 11 mln euro pa shpallje publike

Raporti nga monitoringu i furnizimeve publike i Qendrës për Komunikime Civile për periudhën janar-qershor 2020, tregon se është rritur numri i procedura jotransparente të tenderave me negociata, pa publikim të shpalljes gjatë furnizimit publik në vend. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 11 milionë euro në këto lloje të procedurave jotransparente, që është për 15 për qind më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në çdo të tretin tender është dorëzuar një apo asnjë ofertë. Konkurrenca në furnizimet publike në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2020 tregon për përmirësim minimal në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, por përkeqësim në raport me gjithë vitin 2019”, thuhet në kumtesën e QKC.

Në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2020, thuhet në raport, çmimi më i ulët është shfrytëzuar si kriter për zgjedhje të ofertës më të volitshme në 96 për qind të tenderave të realizuar, me çka është ruajtur trendi i pavolitshëm nga viti i kaluar.

“Ankandi elektronik është shfrytëzuar në 91 për qind të tenderave, me çka mundësohet që edhe më tej të përhapen manipulimet që i gjeneron ajo në furnizimet publike”, theksohet në kumtesën e QKC.

Ata shtojnë se, edhe pse vlera e vlerësuar e tenderave në këtë periudhë nuk është shpallur publikisht, megjithatë disa ofertues kanë dorëzuar oferta që janë të afërta me vlerën e vlerësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button