EShS: Deri tani janë regjistruar 130.009 shtetas të RMV-së në diasporë

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se deri sot në orën 8, numri i përgjithshëm i qytetarëve të vetë-regjistruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut është 130.009, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orët e kaluara, sipas EShS-së, janë regjistruar 8.429 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë.

“Interesi i qytetarëve tanë jashtë vendit për të shfrytëzuar mundësinë për t’i dhënë të dhënat e tyre në procesin e numërimit të diasporës po rritet çdo ditë. Ky aktivitet është ka një rëndësi t[ jashtëzakonshme edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe për të gjithë diasporën – pas shumë vitesh dhe lloj-lloj spekulimesh me numrin e qytetarëve të emigruar, më në fund do të kemi pasqyrë të qartë se ku janë dhe sa emigrantë tanë janë, që të mund të krijohen dhe të drejtohen politika të duhura për t’i mbështetur ato dhe për t’ju ofruar shërbime që u nevojiten nga vendlindja e tyre”, thuhet në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikave.

Ndrshe, një javë para fillimit të regjistrimit në terren, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri thirrje sërish për anulim të operacionit statistikor, e cila veç më zbatohet në diasporë. Sipas tij, shteti duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje, të cilët kanë prolonguar regjistrimin, edhe pse disa prej tyre si Serbia, janë rekorderë sipas të vaksinuarve kundër Covid-19.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, theksoi që regjistrimi është i detyrueshëm, ndërsa do të ndiqen penalisht personat që bëjnë thirrje për bojkot.

“Përgjegjësi penal për ata që bëjnë thirrje për bojkot të këtij operacioni të rëndësishëm statistikor. Për ata që do të refuzojnë të regjistrohen, do të fillojë procedura kundërvajtëse, ndërsa dënimet janë deri në 300 euro”, paralajmëroi Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button