Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, në një supermarket në shtetin amerikan të Kolorados, transmeton REL.

Policia arrestoi një të dyshuar, i cili ishte i plagosur.

Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube.

Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën.

“Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni”, tha policia.

Policia nuk bëri të ditura motivet e sulmit.

“Ky është një hetim shumë kompleks që do të zgjasë jo më pak se pesë ditë”, tha shefja e policisë, Maris Herold në një konferencë shtypi.

Sulmi ndodhi pas më pak se një jave të një sulmi tjetër në qendra të masazhit në Atlanta, që la të vdekur tetë njerëz, përfshirë gjashtë gra aziatike. Një 21-vjeçar është akuzuar për ato vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button