U hoq mbrojtja e portës triumfale, Komuna Qendër tani mund ta shlyejë nga plani “Unaza e Vogël”

Ministria e kulturës e hoqi mbrojtën nga Porta Maqedonia, me çka objekti nuk është më monument i mbrojtur. Komuna Qendër ka pranuar udhëzime nga Ministria për të ndaluar procedurën për përgatitjen e Planit të Ri të Detajuar Urbanistik (PDU) “Unaza e Vogël” sepse ato janë në procedurën e përgatitjes së bazave të reja të ruajtjes me të cilat Porta nuk është më monument i mbrojtur, shkruan SDK, njofton Portalb.mk.

“Ky është hapi i parë për zgjidhjen e problemit, duke pasur parasysh që shumë nga pyetësorët i referoheshin Portës. Me këtë, do të jetë e mundur të fshihet pulla e monumentit që në fakt është kërkesë e disa institucioneve, përfshirë Qyteti i Shkupit dhe Qeveria”, thonë nga Komuna Qendër për SDK.

Për shkak të heqjes së mbrojtjes së Portës, plani “Unaza e vogël” do të kthehet në fillim, gjegjësisht në sondazh publik. Nga Komuna Qendër thonë se ata presin që ndërkohë të zgjidhen çështjet në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të Sheshit Maqedonia, përkatësisht monumentit të Nënë Terezës, në mënyrë që ai të hiqet nga plani.

“Ne vepruam në bazë të kërkesave të Grupit punues për projektin ‘Shkupi 2014’ që kanë të bëjnë me monumentet në qendër të qytetit. Ato tani janë të shënuara në plan dhe për to mund të veprohet me akte individuale”, thonë nga Komuna.

Përkundër faktit se moratoriumi i Komunës Qendër për ndërtim nuk është më në fuqi pasi u anulua nga Gjykata Kushtetuese, ata thonë se nuk heqin dorë nga rishikimi i planeve të këqija të miratuara nga udhëheqja e mëparshme. Besojnë se deri në fund të mandatit të Kryetarit të komunës Sasha Bogdanoviq, do të miratohen disa plane të detajuara urbanistike, përfshirë atë për “Unazën e Vogël”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button