Tetovë, është thirrur në bisedë nga policia personi që kërcënoi gazetarët

Pas kërcënimeve të personit Arben Esati ndaj gazetarëve në rrjetin social Fejsbuk dhe reagimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nga SPB njoftuan se sot ai është thirrur në stacionin policor në bisedë informative. Ndërkaq, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate, njofton Portalb.mk.

“Sot pasdite në stacionin policor në Tetovë, është thirrur personi A.E. nga Tetova lidhur me kërcënimet e publikuara në rrjetin social Fejsbuk të adresuara ndaj disa mediumeve ku me të njëjtin është realizuar bisedë informative zyrtare, kështu që pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate” – njoftuan nga SPB.

Arben Esati kishte dërguar kërcënime me fjalë vulgare ndaj mediave: Pa censurë, TV21, Gazeta Express, Tetova sot, TV Koha, Kohanews, Kumanovsot, TV Shenja, Lajmipress, duke ju drejtuar me fjalët si: “Do t’ju prej gishtat”, “Unë punën do ta humb, por juve jetën do t’ua marr ku edhe të ndodheni”, “Jo policia, por as ushtria nuk do të mund t’ju shpëtoj, gratë, juve dhe motrat do t’ju përdhunoj”, fëmijët do t’ju…”

Kujtojmë se siguria e gazetarëve dhe e drejta për liri të shprehjes janë shenjat themelore të një vendi i cili aspiron të jetë demokratik. Prandaj, kërcënimet eksplicite kundër jetës së gazetarëve dhe familjarëve të tyre duhet të sanksionohen në mënyrë që ata të mund të veprojnë lirë dhe sigurt në profesionin e tyre.

LEXO: SHGM kërkon reagim të shpejtë të MPB-së dhe Prokurorisë Publike për kërcënimet eksplicite ndaj gazetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button