RMV, jemi të përgatitur për çdo situatë, do të ketë dënime deri 300 euro, paralajmërojnë nga Qeveria për procesin e regjistrimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka filluar procesin e regjistrimit të popullsisë prej 1 marsit në diasporë, derisa po përgatitet për fillimin e regjistrimit prej 1 prillit në gjithë territorin e vendit, duke paralajmëruar që janë të gatshëm për një proces të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Kemi protokolle të sakta për zbatim të sigurt, jemi të gatshëm për çdo detaj, për çdo situatë. Standardet për mbrojtje janë më të lartat dhe në tërësi mbrojnë qytetarët dhe regjistruesit”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Ai theksoi që regjistrimi është i detyrueshëm, ndërsa do të ndiqen penalisht personat që bëjnë thirrje për bojkot.

“Përgjegjësi penal për ata që bëjnë thirrje për bojkot të këtij operacioni të rëndësishëm statistikor. Për ata që do të refuzojnë të regjistrohen, do të fillojë procedura kundërvajtëse, ndërsa dënimet janë deri në 300 euro”, paralajmëroi Arsovski.

Ai zhvilloi takim me Jasmina Gjorgieva nga Enti shtetëror i statistikave, institucioni që është përgjegjësi kryesor për realizimin e procesit të regjistrimit. Ajo raportoi që në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 20 mijë qytetarë nga diaspora, duke arritur numri në 121 580 shtetas të regjistruar deri në ora 09:00.

Gjorgieva raportoi që janë paraqitur mbi 2 600 regjistruar, 800 më shumë se sa nevojiten.

“Ajo theksoi që nuk ka asnjë ngecje dhe se po zbatohet sipas planit dhe afateve të planifikuara, në ditët në vazhdim do të vazhdojë shpërndarja e materialeve për komisionet e regjistrimit, ndërsa fillon edhe trajnimi i instruktorëve rajonal”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button