Mijallkovit iu lejua që të shihet me bashkëshorten dhe djalin, gjatë pauzës në seancën e sotme gjyqësore

Bashkëshortja e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Aleksandra Mijallkova dhe djali i tij Jordan Mijallkov sot morën leje që të shihen me Mijallkovin gjatë pauzës 15 minutëshe, në seancën e sotme ku u thanë fjalët përfundimtare për furnizimin e paligjshëm të pajisjes britanike për përgjim. Si drejtues figuronte piktori Kosta Kërpaç, i cili kur u hap hetim nga PSP, u gjet i vdekur në banesë, me plumb në gjoks, transmeton Portalb.mk.

Për atë se si është blerë pajisja, prokurori Trajçe Pelivanov tha se, dëshmia e Gjoko Popovski nga MPB, i cili tha se të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Goran Grujevski verbalisht kanë urdhëruar të nënshkruajë furnizim me “Finzi”, për nevojat e DSK-së.

Sasho Mijallkov, Goran Grujevski, Toni Trajkovski dhe Nebojsha Stajkoviq akuzohen në lëndën “Thesari” për keqpërdorim të 820 mijë eurove përmes furnizimin të pajisjes së komunikimit elektronike nga një kompani nga Britania e Madhe.

Prokurori Artan Ajro në fjalët përfundimtare, i ndërlidhu aksionet e “Finzi” me të akuzuarin Mijallkov, duke përmendur se sa herë kanë kontaktuar në telefon dhe në Viber Kërpaç, dëshmitarët si dhe të akuzuarit mes vete, kur u hap lënda në vitin 2016.

Mijallkov, Grujevski dhe Stajkovi në qershor të vitit 2010 në mënyrë verbale, pa procedurë për furnizime publike, janë dakorduar me kompaninë britanike për blerjen e pajisjes për DSK. Por, në vet që të sillet nga furnizuesi, tre persona nga DSK, me ndihmë të një personi udhëheqës nga MPB, janë marrë vesh që transporti të shkojë përmes kompanisë “Finzi Dooel Shkup”. Kjo kompani është themeluar nga person juridik nga SHBA, e regjistruar në Qipro me llogari të “Finzi Dooel Shkup”.

Gjëja e vetme që ka punuar ky subjekt juridik sipas prokurorëve, është se ka pasur rritje të kapitalit me 650.000 euro të investuara. Këto mjete janë transferuar nga llogaria e “Finzi SHBA”. Më pas, mjetet e njëjta janë transferuar si investim në personin juridik Si-fi-kar (Sistina – Finzi Kardiologji).

Sipas dëshmive, pasi Finzi Shkup ka bërë transportin e pajisjen në vlerë prej 1.452 403 euro, për pajisjen e njëjtë e rifaturoi shumën në 2.021.028 euro. Dallimi mes vlerës së furnizuar dhe të shitur në MPB është 362.000 euro, shumë e cila ka shkuar në llogari të “Finzi Shkup”.

Pjesa e dytë e akuzës ka të bëjë me mirëmbajtjen e pajisjes, e cila në MPB veç më ka qenë jofunksionale, për shkak të vjetërsimit të softuerit dhe harduerit dhe vlerësimit prej 1 denar. Kështu që, për pajisjen britanike në vlerë prej 1 denar, MPB i ka lëshuar kompanisë Finzi 30. 000 euro në muaj, deri në vdekjen e drejtuesit Kosta Kërpaç, kur MPB në mënyrë të një anshme anuloi marrëveshjen për mirëmbajtje.

Kërpaç kur u qëllua në muajin prill, ka qenë dëshmitar në PSP. Paraprakisht, para se të gjendet i vdekur, atë e amnistoi presidenti Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button