RMV, ndryshim të çmimeve të benzinës

Nga mesnata, do të ulen çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (DEV). Sips KRRE, çmimet do të ulen për 0,50 denarë/litër, njofton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) do të ulet për 1,00 denar/litër.

Kështu, nga sonte në mesnatë, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 67 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 69 denarë për litër, dhe një litër Eurodiesel BS (DEV) për 56.50 denarë.

Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) do të jetë 45,50 denarë për litër, dhe karburanti M-1 NS do të kushtojë 35,393 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button