RMV, Ministria e Ekologjisë: Mali Sharr vëhet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e ligjit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e natyrës, miratoi një vendim për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr  për të cilën procedura për shpalljen për  zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër, transmeton Portalb.mk.

“Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimi zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr,  park kombëtar. Si kujtesë, Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekologjisë.

Prej atje më tej kanë shtuar se, me miratimin e këtij ligji, vendi ynë do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% e territorit të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button