Adem Ameti: Punoj në një projekt që do të bëjë revolucion në taksitë e qytetit të Tetovës (VIDEO)

Adem Ameti është i riu nga Tetova i cili po mahnit të gjithë me inovacionet teknologjike. Edhe se ka vetëm 22 vjet, ai për dy vjet arriti që të krijojë 22 inovacione teknologjike. Ademi ka mbaruar studimet për mekatronikë dhe tani është asistent në Universitetin e Tetovës, transmeton Portalb.

Të gjitha krijimet e Ademit u pritën me shumë befasi nga të gjithë. Projektet të cilat më së shumti morën vëmendje janë ndezja e veturës me përplasjen e duarve, ndezja e veturës nëpërmjet fishkëllimës, vozitja e veturës me kontrollues të Sony-t, ndezja dhe ndalja e dritave nëpërmjet urdhërit me zë e tjerë.

“Ajo që e kam më për zemër është shkopi për njerëzit me pengesa në të pamurit. Ky shkop i orienton njerëzit nëse ata janë afër një objekti, duke lëshuar zë si dhe ka vibrim dhe kështu ndihmon që të mos pengohen askund.” Tha Ademi.

Ademi tregoi se ai nuk do të ndalet me realzimin e projekteve. Ai para disa ditëve shpalli edhe krijimin më të ri që u hyn në punë praktikantëve myslimanë gjatë kryerjes së ritualeve fetare.

“Unë nuk do të ndalem këtu. Tani po planifikoj disa projekte edhe më gjigante. Së fundmi kam pasur ftesë për takim me kryetaren e Komunës së Tetovës dhe me Ahmet Qazimin, të cilëve ua prezantova projektin që e kisha në mendje ta realizoja dhe më thanë se do të më ndihmojnë, por, që nuk ka asgjë konkrete. Projekti ka të bëjë me sistemin urban, ku siecili do të mund të përdor nga një veturë dhe atë veturë e paguan aq kohë sa e ke përdorur, nëpërmjet kasës që do të instalohet.” u shpreh Ademi.

Tani Ademi është duke punuar në një projekt i cili është më i ndërlikuar dhe ka të bëjë me vozitjen e veturës pa shofer. Këtë projekt deri më tani e ka realizuar vetëm Tesla. Ademi mendon të krijojë disa vetura të këtilla, të cilat do t’i zëvendësojnë taksitë në qytetin e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button