Kumanovë, gjashtë të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mateç

Gjashtë persona janë lënduar pasi një bombol gazi shpërtheu në një vikend shtëpizë në Mateç, informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK), transmeton Portalb.mk.

“Të lënduar janë gjashtë persona, të cilët janë dërguar në Shkup për trajtim të mëtejshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sot, në mënyrë shtesë do të konfirmohet shkaku dhe dëmi material”, informoi QRMK.

Personat e lënduar të moshës 30 deri 40 vjeç fillimisht u transferuan në Spitalin e Kumanovës, ndërsa më pas u transferuan në Qendrën Klinike dhe Spitalin e Qytetit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button