Struga në shënjestër të hajdutëve!

Situatë alarmante po mbretëron në Strugë dhe rrethinë gjatë këtij muaj. Një seri vjedhjesh nëpër shtëpi të ndryshme në fshatrat përreth por edhe në qytet kanë shqetësuar banorët e qytetit, të cilët apelojnë deri tek organet e rendit të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij fenomeni shqetësues dhe të rrezikshmëm.

Para disa ditësh një vjedhje e stilit të filmave hollivudian është kryer në fshatin Ladorishtë të Strugës. Shtëpia dhe makina e një qytetari i cili prej vitesh jeton në Zvicër ka qënë objekt i sulmit të hajdutëve, përderisa makina është gjetur në një rrugicë dytësore drejt Shqipërisë hajdutët janë larguar në drejtim të paditur bashkë me objektet e tjera të vjedhura.

Poashtu në Stacionin policor të Strugës është raportuar se në periudhën prej 03.02 deri 08.02.2013, në një shtëpi në pronësi të E.P (55), i cili përkohësisht punonë në SHBA, një autor i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë. Ai me dhunë ka hapur një një nga dritaret e shtëpisë , dhe gjatë kontrollit në një nga dollapët e shtëpisë ka arritur të vjedhi stoli ari në vlerë prej rreth 120.000 denarë. Nga policia thonë se po merren masa për ndricimin e këtij rasti.

Seria e vjedhjeve ka vazhduar dhe kësaj here shënjestër e hajdutëve ishin dy shtëpi në fshatin Kalishtë pronarët e të cilave jetojnë dhe punojnë në Austri.
Nga policia konfirmojnë ngjarjen dhe theksojnë se janë informuar  dhe kanë bërë verifikimet e duhura dhe presin që gjatë ditëve në vazhdim të kenë një pasqyrë më të pastër  për këtë rast. 

Në  Strugë prej kohësh shtëpitë e mërgimtarëve janë bërë një shenjestër e lehtë për hajdutë dhe përveç tyre ka pasur edhe mashtrime të ndryshme në qytet por deri më sot nuk janë identifikuar asnjëherë autorët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button