U dhanë fjalët përfundimtare, më 26 mars do të ketë vendim në rastin “Naser Eshtrefi”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u mbajt seancë për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovskit në lagjen Gjorçe Petrov më 19 maj të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi. Palët i dhanë fjalët përfundimtare, ndërsa aktgjykimi pritet të miratohet më 26 mars, raporton Portalb.mk.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 19.03.2021: Mbaroi procedura e provave për rastin “Naser Eshtrefi”
  2. 04.03.2021: Rikonstruim për rastin “Naser Eshtrefi”, palët në terren treguan versionet se si ka ndodhur ngjarja në “Gjorçe Petrov”
  3. 15.12.2021: seancë gjyqësore: Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”
  4. 12.02.2021, seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim
  5. 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
  6. 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
  7. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  8. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  9. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  10. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  11. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  12. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  13. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  14. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  15. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  16. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  17. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  18. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  19. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  20. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  21. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  22. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  23. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  24. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  25. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  26. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  27. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  28. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button