Shkup, janë rrëzuar 30 drunj si pasojë e reshjeve të borës, ka vetura të dëmtuara

Tridhjetë drunj janë rrëzuar mbrëmë pas reshjeve të borës që prekën Shkupin. Nga NP “Parqe dhe gjelbërim” thonë se mbrëmë kanë vepruar në rreth 20 lokacione, ndërsa këtë mëngjes kishin edhe dhjetëra thirrje nga qytetarë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për drunj të shëndetshëm, të cilët nuk janë në programin e heqjes për shkak të vjetërsisë ose sëmundjes. Të gjitha ekipet janë në teren dhe po intervenojnë. Ka edhe dëme, një pjesë e drunjëve kanë rënë mbi automjete, por nuk ka asnjë qytetar të lënduar”, tha drejtori i NP” Parqe dhe Gjelbërimi”, Ardian Muça.

Nga Qyteti i Shkupit këtë mëngjes informuan se ekipet e shërbimit dimëror me 16 automjete kanë punuar tërë natën në terren dhe të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë nën kompetencën e tyre janë pastruar.

“Autobusët e qytetit të NQP-së lëvizin në të gjitha linjat dhe komunikacioni zhvillohet normalisht dhe pa asnjë ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, ekipet e shërbimit dimëror do të vazhdojnë të punojnë në terren, kurse në të njëjtën kohë do të monitorojnë situatën dhe do të intervenojnë sipas nevojave në përputhje me kushtet në teren. Në proces është pastrimi i trotuareve”, thonë ata nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button