PSG fitoi derbin ndaj Lyonit dhe u ngjit në krye

Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin e xhiros së 30-të në Ligue 1 si mysafir i Lyonit (4-2)që u zhvillua në Groupama Stadium, shkruan Telegrafi.

Kylian Mbappe e zhbllokoi rezultatin (15’), kurse Danilo Pereira e dyfishoi epërsinë e kryeqytetasve (32’). Golin e tretë të mysafirëve shënoi Angel Di Maria në fillim të pjesës së dytë (47’) nga gjuajtja e lirë. I asistuar nga Marco Verratti, Mbappe e shënoi golin e dytë personal (52’) dhe të katërtin për vizitorët.

Në vazhdim, vendasit i shënuan dy gola përmes Islam Slimani (62’) dhe Maxwel Cornet (81’). Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është ngritur në kuotën e 63 pikëve, aq sa ka edhe Lille në vend të dytë.

Lyoni, në anën tjetër, pozicionohet në vend të tretë në tabelë, me tri pikë më pak se liderët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button