Sonte Real M. vs M.United, Ferguson premton spektakël

“Do të jetë një spektakël fantastik”. Nëse këtë shprehje e thotë Sir Alex Ferguson, atëhere vlerat e sfidës rriten së tepërmi. Vigjilja e sfidës Real Madrid – Manchester United, ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Champions League, shkon ashtu sic mendonin të gjithë.

Sir Alex Ferguson:

“Do të përballen dy klubet më të mëdha në botë, dhe mendoj se kjo ndeshje do të jetë më e mirë sesa Manchester United – Barcelona. Për trofetë e fituar dhe historinë e dy skuadrave mendoj se nuk ka ndeshje më të rëndësishme dhe më tërheqëse në Champions League”.

Trofe të fituar por edhe aktualitet. Sfida që intrigon më shumë është edhe përballja e Mourinhos me Ferguson, trajnerët e dy skuadrave. Në përballjet direkte portugezi është në avantazh 6-3 me 5 barazimenë mes. Por Sir Alex fitoi të fundit përballje midis tyre dhe më të rëndëishmen. Në sezonin 2008-09, në Champions League dhe ashtu si sot edhe atëhere në 1/8 e finaleve. United ndalonte Interin me një barazim pa gola në “San Siro” dhe triumfonte 2-0 në “Old Tratford” për të kaluar në cerekfinale. Për Sir Alex Ferguson kjo do të jetë edhe përplasja e parë me Cristiano Ronaldon, i cili u bë një nga më të mirët e futbollit botëror pikërisht tek United.

Lajme të ngjashme

Back to top button