Sërish u rekomandua “mjekim” nga KOVID-19 me ujë të kripur, hudhër, xhenxhefil dhe supë pule të nxehtë

Publikimet në media dhe në rrjetet sociale përhapin dezinformata se koronavirusi mund të mposhtet vetëm duke përdorur ujë të kripur, vetë-izolim në një dhomë të veçantë, pastrim të plotë të shtëpisë me 75 për qind alkool dhe larje të rrobave me ujë mbi 60 gradë, si dhe me përdorim të hudhrës, xhenxhefilit, qepës dhe supës së nxehtë të pulës … Rekomandime të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve, të cilët, duke u trajtuar me “këshilla” pa recetë, mund të vonojnë trajtimin mjekësor ose të konsultohen me mjek, shkruan Vërtetëmatësi.

Kemi recensuar tekst të botuar në një portal, i cili përcjell një pohim të pretenduar të një mjeku nga Kina, profesor Vong Kin Çung në Hong Kong.

Portali pretendon se dr. Çung nuk rekomandon asnjë ilaç kundër koronavirusit dhe se në asnjë spital “nuk do të merrni trajtim special për koronavirusin”.

Sipas tekstit, duhet të “përdorni vetëm ujë të kripur, vetë-izolim në një dhomë të veçantë, pastrim të plotë të shtëpisë me 75 përqind alkool dhe larjen e rrobave me ujë mbi 60 gradë, si dhe të përdorni hudhrën, xhenxhefilin, qepën , supë të nxehtë pule, sasi të vogla aspirina, ngrënie të ushqimeve të shëndetshme dhe mos u largoni nga lëngjet në sasi normale“.

Por, a është ashtu?

Këto pretendime herë pas here janë plasuar në tekste pothuajse identike (copy/paste) gjatë vitit të kaluar (shembuj keni këtu dhe këtu). Pretendime të tilla tashmë u rrëzuan nga kontrollorët e fakteve nga Tajvani (kontrollues të fakteve nga Taiwan FactCheck Center), sepse teksti është botuar më parë në gjuhë të tjera dhe në vende të tjera, duke vënë në rrezik qytetarët e atyre vendeve .

Zbulimi konfirmoi se njoftimet në media dhe në rrjetet sociale përhapin dezinformata që mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve, të cilët, duke u trajtuar me “këshilla mjekësore”, mund të vonojnë trajtimin mjekësor ose konsultimin me mjekun.

Kontrolluesit e fakteve nga Tajvani elaboruan qasjen kuazi-mjekësore për trajtimin e komplikimeve serioze të shkaktuara nga Kovid-19:

Nuk ka asnjë konfirmim që përbërësit e përmendur mund të mbrojnë nga Kovid-19.

Ata gjithashtu konfirmuan edhe statusin e rremë të mjekut dhe profesorit të rrejshëm Vong Kin-Çung (Wong Kin-Chung).

Vong Kin-Çung nuk mund të konfirmohet si profesor i mjekësisë, mjek apo nutricionist.

Gjegjësisht, në bazën e të dhënave të ilaçeve PabMed, ekzistojnë dy letra me emrin Vong Kin Çung, por asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me ilaçe ose ushqim.

Edhe pse pretendime të tilla përmes teksteve në portale të ndryshme datojnë që nga viti i kaluar, ato përsëri (ri)publikohen, komentohen dhe shpërndahen në Facebook.

Nëse një pacient me simptoma të Kovid-19 nuk kërkon ndihmë mjekësore, vetë-mjekimi mund të “mbulojë” pjesërisht dhe shkurtimisht simptomat e shkaktuara nga ky virus i rrezikshëm. Por jo të sigurojë trajtim të vërtetë mjekësor dhe vlerësim të duhur të gjendjes shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button