fbpx

Pas lajmit të Portalb autoritetet e pastruan nga bora magjistralen Strugë – Qafë Thanë (FOTO+VIDEO)

Dy orë pasi Portalb.mk, raportoi se magjistralja Strugë – Qafë Thanë është e papastruar nga bora, autoritetet kanë dalë në terren dhe e kanë pastruar. Portalb.mk ju bën thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe vëmendje pasi që janë hapur shume gropa në një segment të rrugës, por ka edhe gropa të mbushura me ujë të cilat  nuk duken. 

This slideshow requires JavaScript.

Paraprakisht, magjistralja Strugë – Qafë Thanë ishte e mbuluar nga bora, ndërkaq autoritetet për pastrim dhe mirëmbajtje as nuk e hapnin telefonin që të përgjigjen se ku janë punëtorët e tyre që ta pastrojnë magjistralen, e cila i ngjante rrugëve malore. Gjendja ishte krejt ndryshe nga ana e Shqipërisë.

Qytetarët me vështirësi kalonin nëpër rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, pasi që ndërmarrja kompetente për mirëmbajtje dhe pastrim të kësaj rruge “Makedonija Pat”, nuk e ka pastruar borën.

Video nga Magjistralja Strugë – Qaftë Thanë dhe Qaftë Thanë – Pogradec. Videot janë realizuar në intervalin kohor: 13:30 – 14:00. 

Portalb.mk, tentoi që të kontaktojë nëpërmjet numrave zyrtarë nga ueb-faqja e tyre, por askush nuk e hapte telefonin. Mbase, ndoshta sepse është e diel – por edhe të dielën mund të bie borë, mbase ndoshta kaloi dimri – por kjo nuk është arsye që autoritetet të zihen në befasi.

Për dallim nga kjo magjistrale që të shpie në Shqipëri, sapo ta kalosh kufirin, në anën tjetër, pra në magjistralen Qaftë Thanë – Pogradec, rruga ishte tërësisht e pastruar.

Përndryshe, në profilin e Facebookut, “VOX Struga – Zëri i qytetarëve të Strugës”, janë shpërndarë dy fotografi të një kamioni me targa të Shqipërisë, i cili ka rrëshqitur për shkak se rruga nuk është pastruar.

Nga ana tjetër nga Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button